×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Minatorët paralajmërojnë greva dhe protesta nëse bisedohet për Trepçën

    FrontOnline
    03 Tetor 2020

    Minatorët e minierës Trepça në Stantërg kanë paralajmëruar eskalim të situatës nëse në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë zhvillohen bisedime për Trepçën.

    Ata kanë tërhequr vërejtjen qeveritarëve që të kenë kujdes që Trepça të mos përfshihet assesi si temë e këtij dialogu, në të kundërtën paralajmëruan greva dhe protesta.

    Gani Osmani, kryetar i sindikatës së punëtorëve të Trepçës në Stantërg, ka bërë të ditur për KosovaPress, se minatorët janë të shqetësuar tejmase rreth disa zërave se Trepça mund të jetë temë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

    LEXO EDHE: Hoti në 30 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë: Partner i pazëvendësueshëm, gjithmonë mirënjohës

    Sipas tij, pakënaqësia mund të nxjerr situatën nga kontrolli dhe t’i detyrojë minatorët të hynë në grevë dhe protesta, andaj ka apeluar tek qeveritarët të kenë kujdes çka po nënshkruajnë.

    “Le të kenë kujdes që Trepça mos të jetë temë e dialogut me Serbinë, sepse Trepça është e vet minatorëve dhe pasuri që na ka falë Zoti neve në tokën tonë. Ne s’kemi as det, as tokë pjellore, as ndonjë pasuri tjetër, do të thotë ne kemi veç Trepçën…. Minatorët ndjejnë njëfarë pakënaqësie me këto bisedime dhe prej kësaj pakënaqësie janë në gjendje me hy ndoshta edhe në greva dhe protesta. Ne po e paralajmërojmë qeverinë që ne të ketë kujdes…Çka po nënshkruajnë ne të kenë kujdes sepse pakënaqësia mundet me nxjerr situatën nga kontrolli”, ka thënë Osmani.

    Qazim Hyseni, minator, tha se nëse çështja e Trepçës diskutohet me Serbinë, atëherë minatorët do të hyjnë në grevë dhe do të protestojnë njëjtë sikurse vitet e 90-ta.

    “Nëse qeveria jonë bënë bisedime për Trepçën ne do të hymë në grevë ose do të marrim masa sikur në vitet e 90 që kemi shkuar në Prishtinë, do të shkojmë prapë nëse është nevoja”, theksoi Hyseni.

    Edhe Isa Beqiri, minator për më shumë se 40 vjet, ka potencuar shkuarjen këmbë në Prishtinë të minatorëve dhe mbarë popullatës, nëse Trepça bëhet temë e këtyre bisedimeve.

    “Nëse bëhen bisedimet me Serbinë për Trepçën, ne jemi të njëjtit e vitit 1989 dhe do ta ftojmë tërë popullin me shkua në Prishtinë. Ai që bisedon për Trepçën dhe asociacionin e komunave, nuk ka vend në Kosovë”, tha për KosovaPress Beqiri.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në...
    Lajme11 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë për “Info Magazine”, tha se kërkesën e dislokimit të FSK-së në veri të Kosovës...
    Lajme11 Janar 2025
    Partia e serbëve të Kosovës, por që funksionon nën direktiva të Beogradit zyrtar, Lista Serbe, e ka nisur fushatën zgjedhore nga Ranillugu....
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në...
    Lajme11 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë për “Info Magazine”, tha se kërkesën e dislokimit të FSK-së në veri të Kosovës...
    Lajme11 Janar 2025
    Partia e serbëve të Kosovës, por që funksionon nën direktiva të Beogradit zyrtar, Lista Serbe, e ka nisur fushatën zgjedhore nga Ranillugu....
    Lajme11 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë ekskluzive për “Info Magazine”, tha se KFOR-i ka ofruar mbështetjen e nevojshme në sulmin...
    Vip11 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme, Driloni ka folur me Sarën rreth Prime-it të mbrëmshëm. Ai e këshillonte për disa fjalë seksiste që u...
    Vip11 Janar 2025
    Finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova po afron. Më 24 janar rrugëtimi plot emocione do të marr fund....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.