×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Merkel: Ne jemi në valën e tretë, duke zbutur me kujdes masat

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    Gjermania është në valën e tretë të pandemisë së virusit korona, paralajmëroi sot kancelarja Angela Merkel, duke iu drejtuar deputetëve të Unionit të saj Demokristian konservator.

    “Tani jemi në valën e tretë,” ka thënë Merkel, raporton Reuters duke cituar dy burime pa emër nga takimi.

    Sipas bashkëbiseduesve të agjencisë, Merkel theksoi që çdo zbutje e masave të bllokimit, e futur në fund të muajit të kaluar dhe e zgjatur deri më 7 mars, duhet të zbatohet gradualisht dhe me kujdes.

    “Ne nuk kemi mundësi të kemi ulje dhe ngritje,” tha Merkel, duke sugjeruar që ajo dëshiron që çdo kthim në jetën normale të kryhet me kujdes dhe të shmangë bllokimin nëse numri i rasteve fillon të rritet përsëri.

    Mbyllja e të gjitha bizneseve, biznesi i të cilave nuk konsiderohet i domosdoshëm për jetën e qytetarëve dhe kontrollet në kufijtë me Austrinë dhe Republikën Çeke, ku janë shfaqur vatrat e nxehta të lidhura me një lloj më ngjitës të virusit, kanë ndihmuar Gjermaninë të zvogëlojë numrin e të sëmurëve të ri nga koronavirusi.

    Sidoqoftë, zbatimi i ngadaltë i vaksinimit dhe rreziku i shpërthimeve të vatrave të mëdha të llojeve të virusit, të cilat janë përhapur me shpejtësi dhe janë zbuluar tashmë në Gjermani, mund ta bëjnë më të vështirë lehtësimin e masave kufizuese.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.