×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​LSDM- BDI thonë se parimisht kanë arritur marrëveshje për qeverinë

    FrontOnline
    16 Gusht 2020

    LSDM dhe BDI shpresojnë dhe presin se do të arrijnë marrëveshje për koalicion qeveritar ditëve të ardhme, duke u shprehur të vetëdijshëm për urgjencën dhe nevojën për konsolidimin e institucioneve pas zgjedhjeve.

    Ashtu si ditëve të kaluara, pa shpalosur shumë detaje, dy partitë konfirmojnë se po vazhdojnë takimet konstruktive të punës në nivelin e sekretarëve të përgjithshëm për të siguruar një qeveri të qëndrueshme me mandat 4-vjeçar.

    Përmes një komunikate të përbashkët thonë se shpërndarja e përgjegjësive sipas departamenteve në koalicionin e ardhshëm është duke u zhvilluar dhe se ky është një proces në të cilin është bërë përparim i mirë dhe është arritur marrëveshje parimisht.

    Përsërisin se do të propozojnë drejtues të përshtatshëm të institucioneve që do të zbatojnë programin në mënyrë të suksesshme. Ndërsa paralelisht palët po punojnë në harmonizimin e programit të qeverisë së ardhshme, e cila sipas tyre, do të fokusohet në ekonominë, drejtësinë, barazinë dhe integrimin.

    Ndonëse socialdemokratët dhe integristët tashmë i kanë vendosur parimet e koalicionit, nuk tregojnë në çfarë drejtimi janë negociatat për atë se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm, nëse dhe si do ta ndajnë mes vete këtë post.

    Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev të enjten mori mandatin për formim të Qeverisë dhe shumicës parlamentare.

    Nëse nuk arrin që ta bëjë këtë brenda afatit 20 ditësh, mandati do t’i kalojë liderit të VMRO DPMNE-së, Hristian Mickoski./AlsatM

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Një foto e një personi është shkrepur në Kuvendin e Kosovës, teksa ai shihet se po bartë një kuti votimi. Kuvendi duket...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.