×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Komunat, probleme me menaxhimin e kontratave

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Instituti Demokratik i Kosovës ka shpalosur gjetjet nga analiza e burimit të problemeve në moszbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm nga komunat e Kosovës.

    Diana Metushi Krasniqi tha se KDI së bashku me koalicionin e organizatave joqeveritare kanë analizuar sfidat të cilat po ndikojnë në mos zbatimin e rekomandimeve në gjashtë komuna.

    “Se janë 33 çështje që lidhen me menaxhimin financiar të cilat po ndërlidhen vit pas viti. Ajo që vlen të theksohet se kjo analizë ka gjetur që prej 2015 deri në 2018 mbetet shqetësim menaxhimin i kontratave. Sipas kësaj analize shkaktarët qe ndikojnë në moszbatimin e rekomandimeve të auditorit janë: Mungesa e evidencave të pronave, si dhe pronat e uzurpuara që ndikojnë në të hyrat e komunave”, tha ajo.

    Sipas saj, problem tjetër është edhe mungesa e dispozitave ligjore në çmimet jo normalisht të ulëta. Metushi-Krasniqi para gazetarëve tha se një nga problemet më të theksuara është ndërrimi i shpeshtë të personelit udhëheqës.

    “Koalicioni i organizatave i bën thirrje qeverisë së nivelit lokal që të përmirësohen dhe të rrisin nivelin e llogaridhënies. Ministria e Pushtetit Lokal të ndihmojë në hartimin e rregulloreve të brendshme dhe të bëjnë ndarjet adekuate buxhetore”, ka shtuar ajo.

    Ajo ka kërkuar nga niveli qendror një trajtim serioz për tejkalimin e sfidave. Komunat e përfshira në këtë analizë u tha se janë Prizreni, Suhareka, Ferizaj, Lipjani, Istogu dhe Podujeva.

    Udhëto shpejt dhe sigurt nga Prishtina drejt Köln me PrishtinaTicket
    Nga Rubrika
    Lajme25 Maj 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën seksiste të Përparim Ramës ndaj gazetares Edona Gashi, ndaj të cilës Kryetari i Prishtinës...
    Lajme25 Maj 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i uroi suksese Albulena Haxhiut, deputetes së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të...
    Lajme25 Maj 2025
    Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu, ka akuzuar partitë tjera për bllokimin e Kuvendit të Kosovës. Ajo ka përsëritur qëndrimet e partisë së...
    Të tjera
    Lajme25 Maj 2025
    Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak, Emilja Rexhepi tha se kandidatja e VV-së për Kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, duhet të votohet Ajo para...
    Lajme25 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se partia e saj edhe në seancën e sotme po shkon me qëndrimin e njëjtë. Ajo...
    Lajme25 Maj 2025
    Avokati Arbër Jashari për FrontOnline  ka komentuar vlefshmërinë e vendimeve të marra nga qeveria në detyrë, duke theksuar se ato janë të...
    Lajme25 Maj 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, për FrontOnline ka deklaruar se të gjitha vendimet e marra nga Qeveria pas dorëheqjes së...
    Lajme25 Maj 2025
    Pjesëtari i policisë së Kosovës, Dylot Brahimi, i ka falënderuar krejt ata që e kanë përkrahur këtyre ditëve. Ai ndihet thellësisht mirënjohës...
    Lajme25 Maj 2025
    Policia e Kosovës njofton se për 24 orë ka shqiptuar 1326 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.