Edhe sot në Bejrut u mblodhën mijëra protestues, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për shkak të një shpërthimi shkatërrues javën e kaluar që ka vrarë më shumë se 100 njerëz.
Nën presionin e publikut, qeveria libaneze dha dorëheqjen dje, dhe protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e presidentit Michel Aoun.
Protestat antiqeveritare në Liban filluan vetëm disa ditë pas shpërthimit, dhe tashmë ditën e parë, qindra u plagosën, ndërsa një oficer policie u vra.