Një italian që kreu një transplant flokësh në Stamboll, ka hedhur në gjyq kompaninë ajrore turke “Turkish Airlines” për dëmin e shkaktuar atij kur një valixhe i ra në kokën e sapo operuar derisa ishte në aeroplan.
Burri 37-vjeçar, me origjinë nga Taranto në jug të Italisë, ka vendosur të ngre padi ndaj kompanisë turke, pasi disa muaj pas operacionit doli që flokët e tij të transplantuar ishin rritur me sukses në të gjitha vendet, përveç aty ku ishte goditur me valixhe.