×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes

    ​Hoti: Sektorin privat do ta mbështesim menjëherë pas miratimit të buxhetit

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga kabineti qeveritarë, paraditën e së shtunës ka vizituar kompaninë “Eurometal” në Ferizaj, nga ku u zotua se do të ofrojë mbështetje për sektorin privatë.

    I pari i ekzekutivit ka theksuar se pas miratimit të buxhetit në mënyrë intensivë do fillojë të mbështetët ky sektorë.

    “Sot jemi këtu për të treguar mbështetjen që kemi ndaj sektorit privat, përmes politikave tona Qeveritare dhe përmes pakos për rimëkëmbje ekonomike e cila besoj dhe presim që shpejtë të kthehet në praktikë, pra të kalojmë nga ajo pjesa e ndihmës emergjente për bizneset ka rimëkëmbja dhe zhvillimi ekonomik. Po presim që sa po të miratohet buxheti të fillojmë në mënyrë intensive të mbështesim sektorin privat”, ka thënë Hoti.

    Ndërsa, pronari i kompanisë Eurometal, Njazi Musliu kërkoi nga kryeministri Hoti, që të aprovohet sa më shpejtë buxheti dhe të shpërndahet te bizneset.

    “Kuptohet që pandemia ne na ka gjunjëzuar të gjitha kompanitë private, të gjithë sektorët jo vetëm sektorin e industrisë metalike por të gjithë, kështu që kërkesa jonë është që sa më shpejtë të aprovohet buxheti dhe ky buxhet të shpërndahet sa më shpejtë aty ky është i nevojshëm dhe në mënyrë të mirëfilltë. Besoj që kryeministri do ta ketë parasyshë këtë kërkesë e cila është kërkesë e të gjithë bizneseve Kosovare”, ka thënë ai.

    Hoti po vazhdon vizitën në ndërmarrjen “Ferronikeli”. /kp/

    Nga Rubrika
    Kronika31 Maj 2025
    Në Ferizaj janë arrestuar dy motra, pasi të njëjta janë fjalosur mes vete dhe më pas kanë sulmuar njëra – tjetrën. Policia...
    Kronika31 Maj 2025
    Policia e Kosovës njofton se të premten më datë 30 maj, në Vërmicë kishin kishin gjetur dhe konfiskuar 21 sfera metalike nga...
    Kronika31 Maj 2025
    Një vajzë është raportuar e zhdukur në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë. Babai i saj në polici ka raportuar se vajza...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Edhe pak ditë bëhen 4-muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të fundit parlamentare, përderisa Kosova ende nuk e ka konstituar Kuvendin. Sot bëhen...
    Lajme31 Maj 2025
    Sot, e shtunë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Ministri i Drejtësisë i Republikës Çeke, Pavel Blazhek, dha dorëheqjen nga posti i tij për shkak të një skandali të lidhur me...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Presidenti amerikan Donald J. Trump ka lavdëruar themeluesin e Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, për ndikimin e tij në ndryshimin e mënyrës...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Tuneli i Llogorasë është hapur zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut dhe duke mbështetur sezonin turistik....
    Lajme30 Maj 2025
    Në gjykimin për vrasjen e A.Zh., në Gllamnik të Podujevës, Gjykata Themelore në Prishtinë mbajti seancë për caktimin e lartësisë dënimit për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.