×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haradinaj-Stublla: Marrëveshja finale me Serbinë nuk do të sjellë rezultate pa lidershipin amerikan

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me zv. Kryeministren për Reformë Juridike dhe njëherësh Ministre e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë, Ekatarina Zaharieva.

    Sipas komunikatës ministrore, kryediplomatja Haradinaj – Stublla ka falenderuar.Zaharieva për përkrahjen e vazhdueshme të Bullgarisë për të drejtën e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur pa viza në zonën Schengen. Por ministrja Haradinaj – Stublla ka shtuar se “zvarritja e këtij procesi, tashmë ka kaluar çdo limit dhe është kthyer në padrejtësi”.

    Temë diskutimi në bashkëbisedim me Zaharieva, ka qenë edhe dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për të cilin proces ministrja Haradinaj-Stublla ka theksuar se marrëveshja ndërmjet dy shteteve nuk mund të sjellë rezultate pa lidershipin amerikan.

    “Shpreha bindjen që dialogu për marrëveshjen finale me Serbinë nuk do të sjellë rezultatet e pritshme pa lidershipin amerikan dhe se respektimi i integritetit territorial të Kosovës është parim i panegociueshëm”, është shprehur ministrja Haradinaj-Stublla.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2025
    Behrami e mbështet Krasniqin vendimin për t’i shkuar Kurtit në takim, rendit disa arsye Deputeti i PDK-së, Artan Behrami e ka mbështetur...
    Lajme30 Prill 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se është i gatshëm të japë votën për kryetarin e Kuvendit, por...
    Lajme30 Prill 2025
    Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar lotimin e saj për rizgjedhje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka deklaruar se Suedia dhe Finlanda janë bërë objektiva legjitime për sulme bërthamore nga Rusia, pas anëtarësimit të...
    Lajme30 Prill 2025
    Teksa kryetari i Prishtinës Përprim Rama është i ftuar në “Pressing” të T7, atij i ka reaguar ministri në detyrë i Financave,...
    Sport30 Prill 2025
    Trepça është kualifikuar në finalen e madhe të ‘Play-off-it’, pasi mundi Sigal Prishtinën, me rezultat 84-80, të mërkurën në kryeqytet, në ndeshjen...
    Lajme30 Prill 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Albin Kurti i ka thënë se “nëse bëhet nuk do t’ia bllokojë projektet”. Rama...
    Lajme30 Prill 2025
    Në Forumin Global të Sigurisë që po mbahet në Katar, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë, diplomatëve e ekspertëve të sigurisë, ish-ministri i...
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, tha se Uashingtoni është “gati të nënshkruajë” një marrëveshje për mineralet me Ukrainën. Në një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.