×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Hapja e negociatave me Shqipërinë, BE: Në shtator diskutimet për kuadrin rregullator

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Teksa Shqipëria pret tryezën e pare ndërqeveritare Shqipëri-BE, Brukseli i rikthehet bisedimeve teknike mbi kuadrin rregullator të negociatave me Shqipërinë.

    Zëdhënësja e Komisionarit për Zgjerim, Maja Kocijançiq i konfirmoi A2 se si për Tiranën dhe Shkupin, shtatori shënon rikthimin e diskutimeve, për të marrë më pas dakordësinë e vendeve anëtare.

    “Diskutimet për kuadrin rregullator të negociatave si për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut në Këshillin Evropian kanë nisur para verës dhe do të vazhdojnë në vjeshtë, me qëllim miratimin e tyre nga vendet anëtare”, u shpreh ajo.

    Nga ana tjetër, burime pranë grupit negociator shqiptar, konfirmuan për A2 se Grupi i Punës së Këshillit Evropian do të diskutojë gjatë shtatorit në nivel teknik kuadrot negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por ende nuk ka një datë për tryezën e parë ndërqeveritare.

    Shqipëria shpreson në ndihmën e Berlinit që ka Presidencën e radhës së unionit deri në fund të vitit, ndonëse kryeministri Edi Rama është treguar i kujdesshëm në dozat e optimizmit.

    Me qëllim nisjen e bisedimeve për anëtarësim, Shqipërisë i janë vënë një sërë kushtesh si përparimi i reformës në drejtësi, kthimi në funksion i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, rezultate të prekshme në luftën ndaj korrupsioni dhe krimit të organizuar, si dhe një reformë zgjedhore konsensuale.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.