×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Filipçe-Zemaj: Vendimi për kufijtë javën e ardhshme

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Javën e ardhshme do të vendoset për hapjen e kufijve pa kushte ndërmjet vendeve të rajonit. Ky është konstatimi i ministrave të Shëndetësisë së Kosovës dhe Maqedonisë, të cilët u takuan sot në Shkup.

    Ministri Venko Filipçe dhe homologu i tij nga Kosova, Armend Zemaj deklaruan se heqja e PCR testit negativ, do të zëvendësohet me njërin nga tre opsionet tjera për lëvizje të lirë të qytetarëve.

    “Ekzistojnë më shumë opsione, një prej tyre janë testet ultra të shpejta për 15 minuta. Megjithatë, ne vlerësojmë se kemi situatë të ngjashme epidemiologjike. Kufijtë e mbyllur nga njëra anë ose PCR testet nga ana tjetër në disa situata nuk janë siguri e mjaftueshme. Duhet të diskutojmë edhe për modele të tjera, andaj deri në fillim të javës së ardhshme pas punës intensive të grupeve punuese do të njoftojmë se çfarë qëndrimi do të marrim”, tha Venko Filipçe.

    Në opsion janë edhe testet me antitrupa në gjak apo edhe vetëm respektimi i protokolleve mjekësore me maska dhe distancë.

    “Gjatë kësaj jave dhe javës tjetër do të kemi raportime të detajuara për situatën epidemiologjike, kështu që do të kalojmë edhe në nivel qeveritar të vendimmarrjes për lëvizjen e lirë edhe në rajon, por edhe mes dy vendeve. Pjesa tjetër ndërlidhet në aspektin profesional të kërkesës për testime, qoftë ato molekulare apo serologjike. Por, insistimi ynë është që me përmirësimin e situatës ta lehtësojmë edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave”, u shpreh Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë së Kosovës.

    Takimi i mbajtur “on-line” para dy javësh ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimorë dhe Greqisë e Bullgarisë, ka intensifikuar aktivitetet e grupeve të punës për të arritur një ujdi rajonale për lëvizje të lirë të qytetarëve në kushte të pandemisë.

    Jo zyrtarisht, takimi i radhës “on-line” do të bëhet të mërkurën dhe nëse nuk arrihet një marrëveshje me gjithë rajonin, do të bëhet protokolli dy palësh ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë për lëvizje të lirë pa PCR test negativ.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Maj 2025
    Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar. Era...
    Lajme27 Maj 2025
    Pas intervistimit të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, nga Prokuroria Speciale për rreth 5 orë, Partia Guxo shpreh shqetësimin e...
    Lajme27 Maj 2025
    Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku sot ka ndarë një fotografi me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2025
    Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka “zbarkuar” në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Hetuesit e PSRK-së dhe të Krimeve Ekonomike të...
    Lajme27 Maj 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se ai ka mësuar rreth zhvillimeve në Ministri të Bujqësisë nga intervista e Faton Pecit. Ndonëse Spahiu...
    Lajme27 Maj 2025
    Avokati Skender Musa ka folur për bastisjen që Krimet Ekonomike kanë bërë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë...
    Lajme27 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka marrë pjesë në Panairin AGROKOS & Agroturizëm 2025. Pikërisht, në ditën kur ministri i Bujqësisë Faton...
    Lajme27 Maj 2025
    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj aksionit të Policisë dhe Prokurorisë...
    Sport27 Maj 2025
    Federata e Pingpongut e Kosovës njofton se përgatitjet për garat e mëdha WTT Youth Contender 29 maj – 1 qershor dhe WTT...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.