×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Eksperti i sigurisë: Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të ishte vendim i duhur

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të situatës së krijuar me pandeminë Covid-19.

    E që shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, është vendim i duhur, e thotë edhe eksperti i sigurisë Drizan Shala.

    Ai për KosovaPress, ka theksuar se kjo shpallje e gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të bëhet siç ishte planifikuar në muajin mars, por që do të jetë me masa restriktive ku qytetarët do të obligohen të përdorin masat mbrojtëse si maskat dhe dorezat.

    Shala: Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga Qeveria Hoti është një veprim i duhur

    “Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga Qeveria Hoti është një veprim i duhur duke e pasur parasysh numrin e rasteve që është duke u rritur dita ditës në Kosovë, kjo gjendje e jashtëzakonshme nuk duhet të nënkuptohet një gjendje e jashtëzakonshme e stilit klasik i cili është planifikuar të bëhet në muajin mars, por është një shpallje e gjendjes së jashtëzakonshme duke e shfrytëzuar legjislacionin në fuqi, duke mos krijuar me vendimin shkelje kushtetuese e cila ka ndodhur në të kaluarën, por kjo shpallje e gjendjes së jashtëzakonshme të jetë me masa restriktive ku qytetarët do të obligohen që të përdorin masat mbrojtëse si maskat dhe dorezat. Njëkohësisht inspektorët të dalin në teren dhe të bëjnë monitorimin e atyre masave që i ka parapa qeveria”, thotë Shala.

    Shala po vlerëson se me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, monitorimi i situatës do të jetë më i lehtë, duke e pasur parasysh që do të aktivizohet edhe FSK.

    “Me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, është mirë sepse numri i personelit që do të angazhohet do të jetë shumë më i madh dhe monitorimi do të jetë më i lehtë, duke e pasur parasysh që do të aktivizohet edhe FSK e cila mund të mbulojë bashkërisht me Policinë, territorin e Kosovës dhe mund të vihet deri te ndalja e rritjes së personave të cilët janë të infektuar me covid-19”, thotë ai

    Për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, kryeministri Hoti, ka marrë dhe përkrahjen e kryetarëve të komunave, me të cilët ka pasur të shtunën një takim virtual.

    Nga Rubrika
    Opinione03 Mars 2026
    Nga: Gjergj Dedaj Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit,...
    Opinione02 Mars 2026
    Nga: Daan Everts Është thellësisht e pabesueshme që NATO do të ndërhynte në këtë konflikt në favor të UÇK-së, nëse shërbimet e...
    Opinione28 Shkurt 2026
    Ballkani i Hapur ringjallet si Lazari pasi ishte shpallur politikisht i konsumuar dhe ishte zhdukur nga konferencat rajonale dhe nga retorika e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.