Dogana e Kosovës njofton se sot në orët e mëngjesit, në vendkalimin Kufitar të Merdarës është zhvilluar një operacion kontrolli ndaj një të qytetari të Kosovës, i cili ka tentuar që ne mënyrë te fshehur në veturën e tij të sjell në Kosovë nga Serbia një sasi të konsiderueshme të parave.
Pas zbulimit shuma e tërësishme ishte 65.450 Euro.
Paratë kane qenë të fshehura mire dhe janë detektuar pas përpjekjeve të konsiderueshme të zyrtarëve të Antikontrabandes.
Personi është ne mbajtje derisa mjetet monetare janë konfiskuar, si dhe kanë filluar hetimet për këtë rast në bashkëpunim me institucionet tjera.