×
  • Lajme
  • Lajme

    ​“Dhuna nuk  fshehet  brenda mureve” 

    FrontOnline
    30 Tetor 2020

    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) sot nga ora 10:00-16:00 në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”.

    Sipas njoftimit të RrGK-së, kjo ekspozitë ka për qëllim të ngrisë vetëdijen e qytetarëve të Republikës së Kosovës në lidhje me dhunën në familje dhe për t’i njoftuar ata për së afërmi me përgjegjësitë që institucione të ndryshme qeveritare dhe jo-qeveritare kanë ndaj tyre, për mbrojtje nga dhuna në familje.

    “Dhuna në shumë familje kosovare është përditshmëri tejet e hidhur. Mjerisht, në shoqërinë tonë personat që përjetojnë dhunë në familje akoma fshehen brenda mureve të shtëpisë. Kur njerëzit dëgjojnë dhunën te fqinjët, thonë “Çka bojnë ata mrena shpisë tyne, osht’ punë për ta”. Vetëm gjatë periudhës mars-qershor në Kosovë kemi pasur rreth 40% më shumë raste të dhunës ndaj grave të raportuara në policinë e Kosovës, krahasuar me po të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Ekspozita do të mbahet duke respektuar masat anti-covid, me maska, dezinfektues dhe duke mos lejuar grumbullimin e më shumë se pesë personave”, thuhet në njofitm.

    Kjo ekspozitë përkrahet nga Bashkimi Evropian (BE) përmes UN Women (Women#EVAW) dhe Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA).

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nga Dragashi, pasi i njëjti dyshohet se ka plagosur me...
    Lajme26 Prill 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të...
    Lajme26 Prill 2024
    Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet, për shkak të parregullsive të evidentuara gjatë procesit të...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të enjten më 25 prill ka qëndruar në Bruksel në kuadër të takimit të pestë për çështjen...
    Lajme26 Prill 2024
    Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau sot çmimet në Panairin e 3-të mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor, të mbajtur nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit organizoi tryezë diskutimi me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur. Naim Çelaj, avokati...
    Sport26 Prill 2024
    Klubi anglez, Arsenali thuhet se është gati ta shesë mesfushorin ganez, Thomas Partey dhe tashmë dihet edhe çmimi i tij. Sipas mediumit Football...
    Lajme26 Prill 2024
    Njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës, në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, më 25.04.2024, në fshatin...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nën përkujdesjen e Zyrës së Kryeministrit, për të dytin vit me radhë kanë organizuar Konferencën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.