Britania e Madhe nuk do të pajtohet me asnjë propozim të Bashkimit Evropian që i jep bllokut evropian të drejtën të përgjigjet me tarifa ndaj ndryshimeve në ligjin britanik pas Brexit, tha sot negociatori kryesor britanik David Frost.
Britania dhe BE kanë intensifikuar bisedimet për gjetjen e një marrëveshje tregtare për të zëvendësuar lidhjet e ndërprera Brexit, por megjithëse mbeten vetëm disa muaj për të arritur një marrëveshje të dy palët.
Raundi tjetër i bisedimeve fillon të hënën dhe do të mbahet ballë për ballë për herë të parë që nga epidemia e koronavirusit.
Frost tha që ata do të përqendrohen nëse mund të bëhet “përparim i vërtetë dhe i shpejtë”.
“Qeveria nuk do të pajtohet me ide si ajo që qarkullon aktualisht duke i dhënë BE-së një të drejtë të re për t’u hakmarrë me tarifat nëse ne kemi zgjedhur të bëjmë ligje që i përshtaten interesave tona”, ka shkruar Frost në Twitter.