-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Covid-19, dëmet e shkaktuara në Rahovec kapin vlerën mbi 90 milionë euro

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Dëmet ekonomike që ka pësuar komuna e Rahovecit si pasojë e pandemisë Covid-19, sipas një llogaritje të thjeshtë kapin vlerën e mbi 90 milionë eurove. Derisa po vazhdohet me proces të vlerësimeve më të detajuara, për evidentimin e të gjitha humbjeve.

    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, po vlerëson se niveli qendror nuk i ka ofruar ndihmë konkrete komunës që ai udhëheq. Derisa bëri të ditur, se kanë përfituar vetëm disa furnizime nga Ministria e Shëndetësisë.

    “Nuk kemi marrë ndonjë ndihmë konkrete, përveç disa furnizimeve të cilat janë të rregullta nga Ministria e Shëndetësisë, ne presim që të rritet mbështetja konkrete për komunën e Rahovecit për komunat e Kosovës edhe për shkak të humbjeve evidente të cilat i kemi jashtëzakonisht të mëdha për periudhën e pandemisë, një përllogaritje e thjeshtë na thotë se mbi 90 milion është dëmi i komunës së Rahovecit në të gjitha kategoritë”, thotë ai.

    Kreu i Rahovecit për Kosovapress, thotë se kanë filluar një vlerësim më të detajuar, për evidentimin e të gjitha humbjeve ekonomike, derisa bëri të ditur se ai raport do t’i dorëzohet institucioneve qendrore.

    “Jemi në proces të vlerësimit, kemi krijuar një marrëdhënie kontraktuake me një kompani të certifikuar e cila do të bëjë vlerësimin, evidentimin e të gjitha humbjeve ekonomike që ka komuna e Rahovecit gjatë gjithë periudhës së pandemisë…Ai raport do t’i shkoj institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës dhe natyrisht do të kërkojmë që të përfshihemi në pakon e rimëkëmbjen ekonomike në pakon emergjente fiskale dhe do të kërkojmë të përfshihen sa më shumë kategoritë të cilat konsiderohen që kanë humbur më shumë gjatë pandemisë”, thotë Latifi

    Derisa flet për evidentimin e humbjeve ekonomike, ai thotë se fermerët e kësaj komune kanë pësuar dëme të mëdha, e krejt kjo sipas tij, për shkak të tregut të mbyllur.

    I pari i Rahovecit, shpreson që kërkesat e adresuara për ndihmë, te niveli qendror, do të kthehen me përgjigje pozitive.

    “Duke qenë tregu i mbyllur këtu në Rahovec madje edhe u ndalu tregu dhe duke qenë se disa veprimtari kanë qenë të kufizuara atëherë fermerët tanë kanë humbur shumë. Shto dhe humbjet që kanë pasur nga breshëri, erërat, atëherë ne kemi kërkuar dhe vazhdimisht kërkojmë që edhe fermerët tonë të përfshihen dhe në pakon emergjente ekonomike, po edhe në pakon e rimëkëmbjen ekonomike. Besoj që Qeveria e Kosovës e ka parasysh që Rahoveci ka pësuar humbje të mëdha në Bujqësi…Shpresojmë që zëri jonë nuk ka shkuar në vesh të shurdhër dhe kërkesat të cilat ne i kemi adresuar të konsiderohen të mirëqena dhe të marrim përgjigje pozitive nëpërmes mbështetjes konkrete që e presim me padurim coftë nga Ministritë e lindjes çoftë nga Qeveria e Kosovës”, thotë Latifi.

    Sipas raportit të fundit, të IKShPK-së, komuna e Rahovecit ka regjistruar edhe 4 raste pozitive me Covid-19.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Drejtuesin e Sektorit për prokurorët Ndërlidhës në Ambasadën Britanike...
    Kronika18 Mars 2025
    Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofer në rrugën Ferizaj – Kaçanik me 200 euro, pasi gjatë udhëtimit i njëjti e...
    Lajme18 Mars 2025
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shkruar pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçit. Musliu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Një grup i deputetëve të Parlamentit Evropian i kanë bërë thirrje shefes së Bashkimit Evropian të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë, ku humbën jetën 59 persona, janë intensifikuar kontrollet në klubet e natës në Tiranë për masat...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe kreu i bashkisë Berat Ervin Demo ishte prezentë në rrugën...
    Lajme18 Mars 2025
    Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i ka dalë në mbrojtje Lumir Abdixhikut, pasi ky i fundit u kontestua nga...
    Sport18 Mars 2025
    Lamine Yamal ka emëruar favoritët e rinj për Ligën e Kampionëve pas eliminimit shkatërrues të Liverpoolit. Kampioni i Premier League, Liverpool, u...
    Lajme18 Mars 2025
    Sot është varrosur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit. Në mesin e mijëra pjesëmarrësve në varrimin e Haxhi Thaçit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.