×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Bashkëpunëtorët të pikëlluar me vdekjen e Mikullovcit: Kosova humbi një artist të madh

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Homazhe para Teatrit Kombëtar, për të nderuar jetën dhe veprën e Adem Mikullovcit kanë bërë edhe kolegë dhe miq të tij. Ata me dhimbje kujtuan kohën sa kanë kaluar me të ndjerin. E vlerësuan lart kontributin e tij për artin dhe politikën.

    Kryetari i shoqatës së personave me aftësi të kufizuara, Agim Vatovci ka kujtuar Ademin me një poezi.

    “Na ishin shumë yje, të gjithë bëjshin dritë, Njëri prej tyre, papritmas u fik, Gjithësia është e pafundme në të yje ka shumë, Njërin prej tyre, e dëmtuan shumë. E lanë të vetëm, atë me një anë, Që të gjithë shpëtuan, pa një therë në këmbë. Ka mbetur i vetëm, ky yll i shkretë, Rri i menduar, me gojë nuk flet. O perëndi, ç’na jep mendje dhe na jep dritë, A po e sheh çdo ngjet me mua, kur shoqëria ka harruar. Unë njëherë kam qenë në vetmi, por kur isha si fëmijë. Poezi kushtuar të madhit Adem Mikullovci, qytetarit të Vushtrrisë”, tha ai.

    Ndërsa, Shkumbin Istrefi me të cilin ishin edhe koleg në disa projekte dhe seriale humoristike, ka thënë se Ademin përveç kolegut, ai e kishte edhe si prind i cili ka përcjell karrierën e tij artistike.

    “Ademi na la, dhe kjo është humbje e madhe jo vetëm për komunitetin artistik, por edhe për gjithë popullin e Kosovës. Me Ademin, jo vetëm por edhe gjenerata me të vjetra jemi rritë, Me praninë e Ademit në skenën e teatrit edhe sidomos në programet televizive. Për mua Ademi ka qenë përvec një bashkëpunëtor i ngushtë, ka qenë edhe prind i cili e ka përcjellë rritjen time artistike. Hapat e parë ne ekranin televiziv i kam marrë me projekte të Ademit, edhe e falënderoj shumë për ndihmën që ma ka dhënë jo vetëm mua, por krejt gjeneratave treja të aktorëve te Kosovës. Veprat e Ademit mendoj që kanë qenë vul e kohës, në cdo kohë ku ka punuar, ka qenë opozitë e të keqes, momentet e vështira e kanë ndal popullin me humorin e tij të hollë, mirëpo në anën tjetër edhe na ka dhënë forcë me i përballu kohnat me të vështira të cilat i ka perjetu populli jonë më vitet e 90-ta. Pushoftë ne paqe dhe shpresoj që vepra e tij do të jetë pishtar për punën e tonë të mëtutjeshme”, ka thënë Istrefi.

    Ndërsa Fatmir Spahiu ka thënë se komedia e Kosovës, do të jetë më e varfër pa Adem Mikullovcin. Ndërsa e cilësoi si Charli Chaplini i Kosovës.

    “Kosova ka humbur Charli Chaplinin e vet, figurën e vet komike dhe tragjike. Personalisht kam humbur njërin prej bashkëpunëtorëve me të mirë të atij brezi. Adem Mikullovci ka qenë ndër profesionistët e parë ku unë kam pas mundësi të bashkëpunojë qysh në moshën 18 vjeçare, si aktorë shumë i ri, dhe student i aktrimit. Suportin dhe përkrahjen e tij e kam pasur dhe e akoma e kanë vlerën e tyre të madhe në zemrën tim dhe në përgjithësi në karakterin tim. Kosova dhe skena filmike, televizive edhe teatrore e Kosovës nuk do të jetë me e njëjtë, komedia do të jetë më e varfë pa Adem Mikullovcin”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Ujësjellësi i Prishtinës ka njoftuar se sot do të mbesin pa ujë pesë lagje të Prishtinës për shkak të disa punimeve. Nga...
    Kronika31 Maj 2025
    Në Ferizaj janë arrestuar dy motra, pasi të njëjta janë fjalosur mes vete dhe më pas kanë sulmuar njëra – tjetrën. Policia...
    Kronika31 Maj 2025
    Policia e Kosovës njofton se të premten më datë 30 maj, në Vërmicë kishin kishin gjetur dhe konfiskuar 21 sfera metalike nga...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës edhe sot do të vazhdojë seancën konstituive, duke nisur nga ora 10:30. Kjo shënon përpjekjen e 24-të të konstituimit...
    Lajme31 Maj 2025
    Edhe pak ditë bëhen 4-muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të fundit parlamentare, përderisa Kosova ende nuk e ka konstituar Kuvendin. Sot bëhen...
    Lajme31 Maj 2025
    Sot, e shtunë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Ministri i Drejtësisë i Republikës Çeke, Pavel Blazhek, dha dorëheqjen nga posti i tij për shkak të një skandali të lidhur me...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Presidenti amerikan Donald J. Trump ka lavdëruar themeluesin e Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, për ndikimin e tij në ndryshimin e mënyrës...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Tuneli i Llogorasë është hapur zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut dhe duke mbështetur sezonin turistik....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.