×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Banorët e fshatit Karaçevë: Nëse nuk na mbron shteti, do të mbrohemi vet

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    11 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe me veshje të kamufluara e të armatosur janë parë pasditen e djeshme pranë restorantit “Oxygen”, në fshatin Karaçevë.

    KosovaPress mëson se kanë qenë tri grupe të xhandarëve serbë të cilët dje kanë patrulluar në territorin e Kosovës duke shkaktuar shqetësim dhe terrorizim të qytetarët e zonës kufitare të Kamenicës. Banorë të këtij fshati u bëjnë thirrje institucioneve që të ndërmarrin diçka, në të kundërtën thonë se janë të detyruar t’i dalin në mbrojtje tokave të tyre.

    Me shumë se 20 vjet pas luftës, Kosova po vazhdon të ketë problem me territor.
    KosovaPress ka raportuar disa herë se si në brezin kufitar, shumë shpesh shihen edhe xhandarmëria serbe. KFOR-i tashmë ka vendosur tabelat për shënimin e kufirit të përkohshëm të Kosovës, në këtë fshat të Kamenicës.

    Pronari i restorantit “Oxygen”, Madhrim Krasniqi tregon për KosovaPress se si dje pasdite 11 xhandarë serbë me veshje të kamufluar kanë kaluar pranë tyre, duke shqetësuar qytetarët e kësaj ane.

    “Ka qenë një grup i paramilitarëve ose xhandarmërisë serbe kanë kaluar pranë restorantit ‘Oxygen’. Ka qenë një shqetësim i madh tek banorët e Karaçevës por edhe te mysafirët e restorantit. Jemi ndjerë shumë të shqetësuar edhe një provokim shumë i madh nga ushtria e Serbisë që kalon pranë restorantit ‘Oxygen’, në brendësi të territorit tonë. Provë private është një km larg kufirit. Kam pasur myshteri me fëmijët të cilët e kanë parë xhandarmërinë. Kanë kujtuar që janë ushtria e KFOR-it, dhe janë shqetësuar tej mase kur e kanë parë xhandarmërinë serbe duke kaluar këndej”, deklaron ai.

    Krasniqi tregon se nuk është hera e parë që pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë kaluar këtej, derisa shton se kanë njoftuar të gjitha institucionet.

    “Së pari e kam njoftuar Policinë e Kosovës, kryetarin e komunës. Edhe tash pres nga institucionet dhe organet që kjo pjesë të vizitohet më shpesh nga Policia e Kosovës që qytetarët të jenë të qetë edhe pres që nga organet të jetë një pikë statike në fshatin Karaçevë… fajtor për këtë së pari është qeveria që nuk ndërmerr masa për të mbrojtur territorin e Kosovës. Dhe ne duam edhe sqarim prej KFOR-it që të dimë të jemi të sigurt që ta ushtrojmë veprimtarinë e tonë të sigurt që të mos kemi frikë”, shton ai.
    Pronari i këtij restoranti thotë për KosovaPress se në rast se nuk ndërmerret diçka në mbrojtjen e këtij territori, duhet që t’i dalin vetë në mbrojtja tokave të fshatit Karaçevë.

    “Nëse nuk na mbron shteti do të mbrohemi vet”, deklaron ai.

    Imami i xhamisë së fshatit Karaçevë, Bujar Fehra tregon se tash e dy dekada ky fshat nuk është i sigurt. Sipas tij, banorët e këtij vendi po përballen me pasigurie provokime nga xhandarmaria serbe.

    Për këtë ai tregon se si banorë të fshatit kanë alarmuar disa herë, por që asnjëherë nuk është ndërmarrë asgjë.
    “Jemi një pjesë e pambrojtur e Kosovës, as nga institucionet qendrore, as nga ato komunale. Megjithatë reagimet tona të ditës së djeshme dhe ato të sotme mendoj dhe shpresoj që janë të arsyeshme për shkak se gjithmonë na është kërkuar që të kemi fakte të tilla që të argumentojmë shkelje të territorit nga xhandarmëria serbe”, thotë ai për KosovaPress.

    Ai kërkon një sqarim nga institucionet e vendit, duke shtuar se është koha e fundit kur duhet të ndërmerret diçka për këtë zonë.

    Banorë të këtij fshati i kanë thënë KosovaPress-it se gjatë ditës së djeshme kanë qenë tri grupe të xhandarmërisë serbe të cilat kanë kaluar në fshatin Karaçevë.

    Për këtë nënkryetari i komunës, Faton Jakupi ka thënë se ende nuk kanë marrë përgjigje nga KFOR-i pse është lejuar që xhandarmëria serbe të futet në këtë pjesë të territorit të Kosovës.
    Ndërkohë qe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se do të veprojnë në përputhje me kushtetutën. Për këtë ka pasur reagime edhe nga partitë politike dhe përfaqësues të tyre.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.