×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Balaj-Halimi: Qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë dorën e shtetit pasi të hyjë në fuqi Ligji për Rimëkëmbje

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2020

    Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimi ka pritur në takim një delegacion të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, i kryesuar nga Hysen Sogojeva, kryetar i kësaj ode.

    Ajo ka bërë me dije se kanë biseduar për vështirësitë më të cilat po përballet ky sektor i rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe se pikërisht, hoteleria në Kosovë është biznesi më i dëmtuar nga pandemia COVID-19.

    “Në këtë takim, theksova përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, për t’i dalë në mbështetje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve në këtë kohë të vështirë për të gjithë dhe se bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, do t’i trajtojmë më prioritet kërkesat e tyre dhe do ta bëjnë më të mirën e mundshme në plotësimin e kërkesave të këtij sektori”, ka shkruar ndër të tjera Balaj-Halimi.

    Po ashtu ajo ka theksuar se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike bizneset dhe qytetarët do ta ndjejnë edhe më shumë dorën e shtetit. Po ashtu biseduam edhe për Ligjin e Turizmit dhe kërkesë e drejtuesve të Odës ishte që në ligj të përfshihet edhe Agjensioni Kombëtar i Turizmit.

    “Sa i përket kërkesës për zgjatjen e orarit për festat e fundvitit, deklarova se Qeveria e Kosovës të gjitha masat që do t’i merr do të jenë në koordinim të plotë me ekspertët e kësaj fushe, këtë rast me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, ka përfunduar zëvendëskryeministrja Balaj-Halimi.

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Qemajl Sejdiu, drejtori i arsimit nga komuna e Klinës,  ka raportuar sfida të ngjashme në sigurimin e librave. Ai ka theksuar se...
    Ekonomi10 Shtator 2024
    Çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë janë shtrenjtuar edhe gjatë muajit gusht të këtij viti. Agjencia e Statistikave ka treguar se dallimi...
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtori i Arsimit në Komunën e Hanit të Elezit, Hysni Luri, për Front Online  ka deklaruar  se komuna e tij ka mungesë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe Kina zhvilluan bisedime komandantësh në nivel teatri për herë të parë, të martën. Kështu thanë autoritetet kineze, ndërsa...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Një stuhi shiu goditi dje zonën e Dubrovnikut dhe disa pjesë të qytetit janë nën ujë. Për shkak të sasisë së madhe...
    Lajme10 Shtator 2024
    Zyrtari i arsimit në Komunën e  Kaçanikut , Gafurr Guri, ka deklaruar për portalin Front Online se ka pasur vështirësi të shumta...
    Sport10 Shtator 2024
    Kosova ka shënuar fitore ndaj Qipros. Dardanët fituan në transfertë ndaj Qipros me rezultat 0-4. Muriqi e hapi serinë e golave në...
    Vip10 Shtator 2024
    Edona James muaj më parë konfirmoi se është në një lidhje dashurie. Ajo më një video që publikoi thotë të kundërtën. Edona,...
    Lajme10 Shtator 2024
    Raporti për vlerësimin mbi performancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë sesionit pranveror janar-korrik 2024, do të shpaloset sot. Këtë pritet ta bëjë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.