×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Bajrami në Uashington, merr mbështetje nga Banka Botërore

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Në Uashington D.C, Ministrja e Financave Hykmete Bajrami bisedoi me Bankën Botërore për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën

    Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka zhvilluar takim më delegacionin e Bankës Botërore të udhëhequr nga Anna Bjerde, zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore.

    Sipas komunikatës ministrore, temë e diskutimit ishte fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore në projekte që kanë për objektiv zhvillimin ekonomik të Kosovës. Në takim u diskutua portofolio ekzistuese e projekteve, përshpejtimi i implementimit të projekteve, hapësira fiskale për projekte të reja si dhe instrumenti për zhvillimin e politikave si një platformë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërmjet Bankës Botërore dhe Kosovës.

    Ministrja Bajrami e informoi ekipin e Bankës Botërore lidhur me kontekstin socio-ekonomik në vendin tonë dhe implikimet e shkaktuara nga pandemia COVID-19 në ekonominë e Kosovës. Ajo nënvizoi se Qeveria e Kosovës po punon intensivisht në adresimin e sfidave socio-ekonomike të shkaktuara nga pandemia, dhe në këtë kuadër, e mirëpret gatishmërinë e Bankës Botërore për të punuar ngushtë me Qeverinë e Kosovës në intensifikimin e bashkëpunimit i cili do të sjellë rezultate konkrete për zhvillimin socio-ekonomik dhe avancimin e reformave në Republikën e Kosovës.

    Nga ana tjetër, Bjerde falënderoi Bajrami për bashkëpunimin e deritashëm me Qeverinë e Kosovës, dhe u shpreh se Banka Botërore do të jetë partner i fuqishëm i Kosovës. Ajo shtoi se ekipi i Bankës Botërore do të punojë ngushtë më Ministrinë e Financave dhe Qeverinë e Kosovës në financimin e projekteve dhe reformave që do të kontribuojnë në rimëkëmbjen ekonomike të Republikës së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.