×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Bahri Hyseni ngushëllon familjen e kryeprokurorit Ali Selimaj

    FrontOnline
    16 Gusht 2020

    Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Bahri Hyseni ka ngushëlluar familjen Selimaj, me rastin e ndarjes nga jeta të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj.

    Në telegramin e ngushëllimit thuhet se vdekja e Ali Selimajt është humbje jo vetëm për familjen e tij, por përgjithësisht edhe për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

    “Me këtë rast, më lejoni që në emrin tim personal dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës t’ju shpreh dhimbjen e madhe dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e kryeprokurorit Selimaj. Ai ishte shembull i urtësisë dhe ndershmërisë njerëzore, i cili me përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit të tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, thuhet në telegram.

    Ali Selimaj ka vdekur në Spitalin e Gjakovës, pas një sëmundje të rëndë. Ai ishte i sëmurë tash e një vit dhe ishte dërguar disa herë jashtë Kosovës për trajtim.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë reaguar ndaj një deklarate të fundit të bërë nga kryetarja e...
    Lajme28 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Kosova ka përfunduar të gjitha procedurat për blerjen e sistemeve raketore anti-tank...
    Lajme28 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, që po...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Elon Musk ka thënë se është i zhgënjyer me koston e projektligjit të politikave të miratuar nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve...
    Lajme28 Maj 2025
    Korrupsioni përbën rrezik jo vetëm për ligjin dhe ekonominë, por edhe për sigurinë kombëtare. Kështu kishte shpallur midis Parisi ish-kryeministri Kurti, por...
    Lajme28 Maj 2025
    Blerim Avdiu, është dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv, pasi që kërcënoi Ministrin në detyrë, Faton Peci. Avdiu u akuzua se ka...
    Vip28 Maj 2025
    Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan imazhe nga më të ndryshmet. Në...
    Lajme28 Maj 2025
    Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore ka dënuar ashpër kërcënimet me vdekje të bëra së fundmi ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu....
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya njoftoi se në operacione që synonin krimet e “lojërave të paligjshme të basteve, mashtrimit të rëndë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.