Sot në territorin e Komunës së Malishevës janë shëruar 9 persona të cilët kanë qenë të prekur me COVID-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri.
Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Nga data 14 mars e deri më sot, me COVID-19 në Komunën e Malishevës janë prekur 143 persona, prej tyre 98 janë shëruar, 36 raste janë raste aktive, ndërsa 9 persona kanë vdekur.
Lajmi i dhënë nga IKSHPK edhe për një rast nga Damaneku është dhënë gabim komuna, pasi nuk bëhet fjalë për fshatin Damanek të Malishevës, por të një komune tjetër.