×
  • Lajme
  • Lajme

    ​VV e PDK do ta kundërshtojnë me çdo mjet demokratik mini-Shengenin

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Dy partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës po kundërshtojnë̈ ashpër ndryshimin e qëndrimit të qeverisë Hoti për “mini-Shengenin” Ballkanik. Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, po vlerësojnë se kjo nismë rajonale është e dëmshme dhe nuk i sjell asnjë të mirë Kosovës. Madje thonë se do të kundërshtojnë me të gjitha mjetet demokratike.

    Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci thotë për KosovaPress, se ideja e mini-shengenit është ide e Serbisë dhe si e tillë nuk duhet pranuar.

    “Ideja për mini-shengenin është e ditur botërisht që është ide e Serbisë e iniciuar para disa viteve nga presidenti Vuçiq. Është një gjë shumë e keqe që përkundër kundërshtimeve që fillimisht i kishte edhe LDK-ja gjatë kohës kur ishte në opozitë në legjislaturën e kaluar, tashmë erdhën në një situatë kur po ia mundësojnë projektin e tij për dominim në këtë pjesë të Ballkanit. Kjo nuk i sjell asnjë të mirë Kosovës, e as Shqipërisë”, thotë ajo.

    E në PDK thonë se qeveria Hoti ka hequr dorë nga parimet e veta në Uashington kur ka pranuar “mini-Shengenin”. Zëdhënësi Avni Bytyçi thotë se kjo është një pikë dobësie për të ardhmen e vendit.

    “Është pikë dobësie pse kryeministri ose qeveria e Kosovës edhe pse në parim ju e dini në vitet e kaluar gjitha paritë politike kanë qenë kundër mini-shengenit. Ne besojmë se integrimi në BE duhet të na bashkojë dhe kuptohet qasja në shengen zonë…kryeministri ka hequr dorë nga këto parime dhe ka pranuar që Kosova të jetë në mini-shengein. Por PDK-ja ka qenë kundër atëherë është sot dhe do të vazhdojë të jetë kundër në të ardhmen dhe do të kundërshtojë me të gjitha mjetet e saj”, thotë ai.

    Ndërkaq profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku thotë se kjo nismë rajonale mund të jetë një shtys e madhe ekonomike për thyerjen e barrierave të bashkëpunimit.

    Ndonëse u shpreh se Kosova mund të sfidohet nga hapja tregtare duke pasur bilancin e ulët tregtar.

    “Në situatën aktuale kur Kosova ka bilancin tregtar tjetër negativ dhe është vërshuar nga importet që vijnë nga Serbia, Maqedonia dhe nga shtetet tjera sigurisht që Kosova do të jetë e sfiduar nga kjo hapje tregtare. Por Kosova duhet të llogaritë që gradualisht të shtojë eksportin e vet dhe këtë mënyrë të përmirësojë bilancin tregtar për veti dhe të bëhet një partner i barabartë me një projekt të tillë…5:24 këtë e konsideroj si një shtytje të madhe ekonomike për thyerjen e barrierave ekonomike për stimulimin e bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik të vendeve të rajonit”, u shpreh Sadiku.

    Idea e një mini-shengeni Ballkanik lindi vitin e kaluar në Novi-Sad të Serbisë. Aty Kosova nuk ishte e ftuar për dallim prej disa shteteve tjera rajonale, derisa vazhdoi në Ohër e Durrës.

     

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Lifestyle04 Mars 2026
    Këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndiqni para se të përdorni mikrovalën. Nëse vendosni ushqimet e gabuara, në mikrovalë mund t’ju sëmurë,...
    Opinione04 Mars 2026
    Shkruan: Petrit Selimi Albin Kurti është lideri i parë partiak në historinë e demokracisë kosovare që ka opsione të shumëfishta me zgjedhë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.