×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Vetëvendosje kujton 30-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës në Kaçanik

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Lëvizja Vetëvendosje ka kujtuar 7 Shtatorin, përkatësisht 30-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut.

    Në një postim në Facebook thuhet se sot, u bënë 30 vjet qëkur delegatet e Kuvendit të Kosovës, në Kaçanik miratuan Kushtetutën e Kosovës dhe shpallën Republikën e Kosovës si shtet demokratik të kombit shqiptar dhe të pjesëtarëve të kombeve dhe pakicave kombëtare.

    Ndryshe, në këtë datë të vitit 1990 delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik të atij viti, e formalizuan këtë deklaratë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Nga protagonistët e miratimit të saj, 7 Shtatori është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës.

    Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shpallur në Kaçanik, pasi ishte qyteti më i afërt me kufirin me Maqedoninë, dhe mundësia e shpalljes së Kushtetutës ishte më e lehtë.

    Në atë kohë, Kosova ishte e okupuar tërësisht nga forcat policore dhe ushtarake të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, pasi nga 2 korriku, kur u lexua Deklarata e Pavarësisë, filloi një aparteid i regjimit të Millosheviqit ndaj Kosovës dhe qytetarëve shqiptarë.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka mohuar se kandidatura e saj për kryetare të Kuvendit të Kosovës ka dështuar 54 herë....
    Lajme28 Korrik 2025
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim i ka quajtur të pabaza informacionet që po qarkullojnë në rrjete sociale lidhur me lokalizimin...
    Lajme28 Korrik 2025
    Një tentim-vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot në Stanoc, ku ka mbetur i plagosur një 27 vjeçar. Burime të Veriu.info bëjnë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur shpresën se Turqia do të shërbejë përsëri si një ndërmjetës kyç midis Rusisë dhe Ukrainës,...
    Lajme28 Korrik 2025
    Greta Thunberg, aktivistja për të drejtat e njeriut dhe ambientalistja suedeze e vizitoi sot Reporting House në kuadër të vizitës së saj...
    Lajme28 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e fundit. Pika kufitare në Muçibabë rezulton të jetë me e ngarkuar dhe...
    Lajme28 Korrik 2025
    Gazetari Shkumbin Kajtazi ka thënë se shteti qëllimisht është duke e zvarritur gjetjen e trupit të 33 vjeçarit i cili u mbyt...
    Lajme28 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, njëherësh djali i Jakup Krasniqit, deklaron se PDK duhet të jetë e bashkuar. Sipas tij, “PDK dhe...
    Lajme28 Korrik 2025
    Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova foli për kryeministrin në detyrë,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.