×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Veliu: Situata me COVID-19 në Kosovë është shumë serioze

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, me të cilin diskutuan për situatën e përgjithshme në menaxhimin e pandemisë dhe për masat e ndërmarra për tejkalimin e kësaj situate mjaft të vështirë dhe të ndjeshme për vendin tonë.

    Me këtë rast, ministri Veliu e njoftoi kryetarin Muhaxheri për takimin e fundit të Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve, në të cilin, pos tjerash, u kërkua edhe rikthimi në funksion të plotë i shtabeve emergjente komunale, të cilat gjithsesi se duhet të udhëhiqen dhe koordinohen nga kryetarët e komunave.

    Veliu theksoi se situata me pandeminë është shumë serioze dhe kërkoi që të apelohet në të gjithë qytetarët, sidomos ata me përgjegjësi institucionale, përfshirë kryetarët e komunave, të janë në krye të detyrës, me qëllim të zbatimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e COVID-19.

    Në këtë takim u diskutua edhe në lidhje me funksionalizimin e Ligjit mbi Zyrtarët Publikë, sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e me qëllim të mundësimit sa më të shpejtë të rekrutimit të stafit sipas nevojave të institucioneve përkatëse.

    Veliu tha se kërkesa të tilla kanë edhe shumë institucione tjera shtetërore, duke premtuar njëkohësisht përshpejtimin e materializimit të dispozitave të këtij ligji sa më shpejt që të jetë e mundur.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.