Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Universiteti i Gjakovës ndan titullin “Doctor Honoris Causa” – Post mortem për Thomas Peter ‘Tom’ Lantos

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Senati i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim për dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa” – Post mortem për ish kongresistin amerikan Thomas Peter ‘Tom’ Lantos, më motivacionin për merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm për konsolidimin e paqes dhe promovimin e vlerave njerëzore, për mbështetjen e përhershme në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës.

    Universiteti i Gjakovës nëpërmejt një komunikate thotë se iu përgjigj pozitivisht iniciativës së filluar nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”, që u përkrah edhe prej institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, Kosovo Jeëish Organization, komunitetit hebrej në Kosovë, organizatave studentore të UGJFA-së dhe shoqërisë civile.

    Ceremonia e dhënies së titullit do të organizohet në momentin e përshtatshëm dhe në koordinim me institucionet relevante.

    Tom Lantos ishte pjesë e Kongresit amerikan nga viti 1980 deri më 2008 dhe nga viti 2007 ishte kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve si i mbijetuar i Holokaustit. Ishte ndër kongresistët e parë amerikan që e vizitoi Kosovën në një periudhë të vështirë në qershor të vitit 1990. Z. Lantos ndikoi shumë në ngritjen e çështjes së Kosovës tek institucionet më të larta vendimmarrëse në SHBA.

    “Është nder dhe privilegj që UGJFA-ja të dekorojë më titullin më të lartë ish Kongresistin amerikan Tom Lantos, që bëri shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha në arsytimin e vendimit para Senatit, rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Artan Nimani.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme05 Qershor 2023
    Partitë opozitare në Komunën e Prishtinës, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, e cila është caktuar për datën 8 qershor....
    Lajme05 Qershor 2023
    Shefja e Grupit Parlamentar, të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, e ka lënë hapur mundësinë për zgjedhje në veri, por sipas saj...
    Lajme05 Qershor 2023
    Një makinë e Policisë së Kosovës ka mbetur e bllokuar në mes të turmës së protestuesve në Zveçan. Siç raporton REL, protestuesit...
    Të tjera
    Lajme05 Qershor 2023
    Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në veri, ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, tha se KFOR-i është duke u përforcuar në veri. Sipas saj,...
    Lajme05 Qershor 2023
    Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, pensionohet sot. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në fillim të...
    Vip05 Qershor 2023
    Një nga dyshet më të pëlqyera brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2” ka qenë Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli. Por marrëdhënia...
    Lajme05 Qershor 2023
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti deri tash “krejt çfarë ka bërë ka krijuar kaos...
    Lajme05 Qershor 2023
    Në Kuvendin e Kosovës të enjten do të mbahen dy seanca. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.