×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Thaçi: Takimi i së enjtes në Bruksel është i rrezikshëm

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Kreu i shtetit e konsideron të rrezikshëm për Kosovën takimin e së enjtes në Bruksel. Ky takim sipas Hashim Thaçit është agjendë e Serbisë.

    Çështja e formimit të asociacionit ai tha se ka përfunduar me opinionin e vitit 2013 të Gjykatës Kushtetuese, dhe rihapja e kësaj teme në Bruksel, siç deklaroi ai, është goditje dhe cenim i sovranitetit të vendit.

    Sa i përket marrëveshjes së arritur me Serbinë në Uashington, presidenti Hashim Thaçi pas shënimit të Vitit të Ri Hebraik, para gazetarëve tha se njohja e shtetit të Kosovës duhet të ndodhë në Uashington, dhe nën lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Thaçi: Njohja Kosovë-Serbi mund të ndodhë vetëm në Shtëpinë e Bardhë

    “Unë ndihem i lumtur dhe i kënaqur që kjo marrëveshje më në fund u formalizua dhe dëshiroj të falënderoj edhe ambasadorin Grenell dhe këshilltarin për siguri kombëtare O’Brien, por edhe pjesëmarrjen personale të presidentit Trump. Prandaj unë besoj se nëse normaliteti ekonomik është arritur në Uashington edhe njohja reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë vetëm në Shtëpinë e Bardhë në Uashington dhe nën lidershipin e SHBA-së”, ka thënë ai.

    Thaçi tha se çdo agjendë, qoftë për asociacion, prona apo çështje tjera, janë diskutuar disa herë dhe se të njëjtat, sipas tij, janë kthim për Kosovën.

    Thaçi: Rihapja e çështjes së asociacionit, është goditje për shtetësinë e Kosovës

    “Është agjendë e Serbisë që procesin e çon drejt një degjenerimi të plotë dhe tendence të dobësimit të shtetit të Kosovës. Asociacioni është diskutuar dhe duhet të jetë në përputhshmëri me marrëveshjen e vitit 2013 dhe gjithë mandatin por edhe të drejtën dhe opinionit që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese dhe rihapja e çështjes së asociacionit pas një dekade në Bruksel, është rikthim prapa për Kosovën, është goditje për shtetësinë e Kosovës dhe cenim i sovranitet. E me rrezik për krijimin dhe Republikës Serbe në Kosovë. Parlamenti i Kosovës duhet të jetë shumë i vëmendshëm dhe këtë të drejtë nuk e ka askush, as të negociojë e lëre më të arrijë ndonjë marrëveshje të re për asociacionin… Takimi i së enjtes është i rrezikshëm për shtetin e Kosovës dhe është agjendë e Serbisë”, ka deklaruar Thaçi.

    Në adresimin me një letër përshëndetëse të kryeministrit Benyamin Netanyahu me rastin e Vitit të Ri Hebarik, nuk është përmendur njohja e Kosovës. Për këtë Thaçi tha se është çështje procedurale.

    Thaçi: Secili shtet ka procedurat e veta për njohje

    “Natyrisht se tani janë modalitete te ndryshme të njohjes, secili shtet i ka specifikat e veta, për çështje procedurale që do të implementohet në të ardhmen e afërt në kuptimin edhe të zyrtarizimit me letra”, u shpreh ai.

    Kreu i shtetit tonë tha se njohja reciproke mes Kosovës dhe Izraelit është e rëndësisë strategjike për të dyja vendet.

    Thaçi: Njohja Kosovë-Izrael është e rëndësisë strategjike për të dyja vendet

    “Ne do të vazhdojmë të jemi partnerë strategjikë në të gjitha fushat e jetës, qoftë diplomatike, politike, ekonomike, sigurisë, mbrojtjes, inteligjencës. Të dyja vendet kanë një histori të kaluar të njëjtë. Jemi përballur me një histori shumë të hidhur, shumë të rëndë që e njeh dhe e respekton bota. Në të njëjtën kohë ky partneritet aktual është shumë i rëndësishëm si bazament i fuqishëm për të ardhmen, në veçanti për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

    Ndër tjera, Thaçi tha se e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se çdo veprim devijues i marrëveshjes nga ana e Serbisë nuk i kontribuon stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. /Sh.Pajaziti/

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.