×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Thaçi përkujton Xhavit Hazirin: Ishte një prej themeluesve kryesorë të UÇK-së

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përkujtuar Xhavit Hazirin, i cili u zhduk 22 vjet më parë, duke thënë se ai ishte një prej ideatorëve dhe themeluesve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Për të është folur dhe shkruar pak, por vepra e tij është madhështore dhe është më e madhe se çdo fjalë që mund të thuhet. Vepra e Xhavit Hazirit ishte shteti i Kosovës, liria e popullit tonë:, ka shkruar Thaçi në Facebook.

    Xhavit Haziri u lind më 3 shtator 1960 në Druar të Vushtrrisë. Ai është nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës”.

    Postimi i plotë:

    Ishte personalitet emblematik i Lëvizjes Kombëtare për liri dhe pavarësi. Me punën, përkushtimin dhe idetë e guximshme, që buronin prej vullnetit të popullit, Xhavit Haziri arriti të afronte rreth vetes shumë atdhetarë nga të gjitha viset shqiptare.

    Dua të ndajë me ju miq të dashur tri momente të veçanta të takimeve dhe punës së përbashkët me Xhavitin.

    I pari në fillimin e viteve të 90-ta kur ishte liruar nga burgu dhe kur u takuam në Prishtinë. Ai mendonte dhe besonte në veprime më ndryshe se të tjerët dhe ishte kundër amullisë dhe vendnumërimit të lëvizjes politike kosovare.

    I dyti ndërlidhet me këmbëngulësinë e tij mbresëlënëse për avancimin e hapave të rezistencës nga ata protestues në organizim të armatosur.

    Ndërsa, momenti i tretë ishte takimi ynë në zonat e luftës vetëm pak ditë para se të kapej pabesisht nga policia sekrete serbe. Ka qenë mesi i gushtit 1998 kur ofensivat serbe ishin në kulm dhe rezistenca e UÇK-së ishte maksimale. Xhaviti ishte plot besim në fitore dhe ashtu i hareshëm dhe i buzëqeshur, siç ishte gjithmonë, shkoi për t’u rikthyer.

    Xhaviti jeton me ne. Ideja e tij fitoi! Për të është folur dhe shkruar pak, por vepra e tij është madhështore dhe është më e madhe se çdo fjalë që mund të thuhet. Vepra e Xhavit Hazirit ishte shteti i Kosovës, liria e popullit tonë! HTH

    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2025
    Një shtetas i Armenisë është arrestuar mbrëmë rreth orës 23:40. I dyshuari u arrestua në Vërmicë, pasi kishte hyrë ilegalisht në kufirin...
    Lajme19 Mars 2025
    Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe...
    Lajme19 Mars 2025
    Analisti politik, Nexhmedin Spahiu për FrontOnline ka folur pas vizitës së Peter Sorensen, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës...
    Të tjera
    Lajme19 Mars 2025
    Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Florian Dushi ka reaguar pas deklaratave të Abdullah Hotit se “LDK-ja ka nevojë për lidership të ri”....
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    sh-kreu u Bandës së Durrësi Lulzim Berisha ka mbërritur mbrëmjen e së martës në Rinas pasi u ekstradua nga Madridi. Nga aeroporti...
    Lajme19 Mars 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...
    Lajme18 Mars 2025
    Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, deklaroi se Lumir Abdixhiku duhet të tregojë se  cila është arsyeja që mori masa ndaj tij. Sipas...
    Lajme18 Mars 2025
    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Një gjykatës federal ka bllokuar administratën Trump nga ndërmarrja e çdo hapi të mëtejshëm për mbylljen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.