×
  • Vip
  • Vip

    ​Teatri kosovar në mediat ndërkombëtare

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Dy prestigjiozet gjermane, TAZ dhe Der Tagesspiegel, kanë shkruar gjerë mbi shfaqjen “Kthimi i Karl May– një shfaqje zbavitëse për popullin gjerman”, produksion i Qendrës Multimedia, teatrit Volksbühne nga Berlini dhe Teatrit Kombëtar të Kosovës.

    Videoja 40-minuteshe me skena të shfaqjes “Kthimi i Karl May” është dhënë si premierë nga 24-26 qershor, në festivalin ndërkulturor Postwest në Volksbühne Berlin.

    “Ben Nemsi te Handke” dhe “Përshëndetje nga Ballkani” janë titujt e artikujve të cilët video-performancën e aktorëve kosovarë e cilësojnë si një risi interesante në edicionin e sivjetmë të Postwest.

    “Kthimi…” në tekst të Jeton Nezirajt është një format interesant i satirës “që shpeshherë është skajshmërisht i mprehtë në reflektimet e projeksioneve të ndërsjella në mes Lindjes e Perëndimit…”, shkruan gazeta TAZ.

    Shfaqja flet për rrugëtimin e Kara Ben Nemsit i cili bashkë me një grup aktorësh nga Kosova ik nga Lindja ndërsa shkon drejt tokave gjermane. Në këtë udhëtim epik ai takon Slavoj Zhizhekun, Peter Handken e personazhe të tjerë intrigues. “Kthimi i Karl May-it është një satirë jashtëzakonisht e pakursyer e cila absolutisht ia vlen të shihet”, shkruan Der Tagesspiegel.

    Nga Rubrika
    Vip20 Mars 2025
    Banori i Big Brother VIP Albania, Laert Vasili, ka ngjallur reagime të forta pas një deklarate kontroverse, ku pretendon se rrjedh nga...
    Vip20 Mars 2025
    Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka bërë një rrëfim të fortë, duke treguar për herë të parë se ka qenë viktimë e...
    Vip20 Mars 2025
    Pas rikthimit të Eglit në “Big Brother VIP 4”, raporti i saj me Gjestin nuk është aspak si më parë. Pas rikthimit...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Pas mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, procesi ka hasur në vonesa të papritura dhe ka lënë shumë pikëpyetje për transparencën dhe legjitimitetin...
    Sport20 Mars 2025
    Sonte, Kosova ka shënuar fitore kundër Islandës në kuadër të Ligës së Kombeve. Për këtë arritje, kishte diçka për të thënë edhe...
    Lajme20 Mars 2025
    Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vërtetë pranveror me rritje të ndjeshme të temperaturave dhe rreze të shumta diellore,...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Kosova do të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në Defender Europe 2025, duke qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav,  ka ndarë mendimet e tij mbi vizitën e fundit të Përfaqësuesit të Posaçëm të...
    Lajme20 Mars 2025
    Vendi u trondit kur para tetë muajsh, në qershor të vitit 2024, u arrestuan Bedri Shabani e Muharrem Qerimi si bashkëpunëtorë të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.