×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Sulmohet Konsullata e Kosovës në Kopenhagë, Ministria e Jashtme e dënon sulmin

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Objekti ku ndodhet Konsullata e Republikës së Kosovës në kryeqytetin danez është sulmuar të hënën, me ç’rast është hedhur, dhe më pas edhe është vjedhur flamuri i Republikës së Kosovës.

    Me këtë rast, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin vandal ndaj Konsullatës së Republikës së Kosovës në Kopenhagë, Danimarkë.

    “Bazuar në vëzhgimin e situatës nga Konsulli i Kosovës në Kopenhagë, vandalizmi ishte i organizuar, pasi dorasit kishin me vete edhe mjetet e nevojshme per të kryer vandalizimin dhe për t’iu qasur flamurit. Me këtë rast, Konsullata e Kosovës ka njoftuar menjëherë Policinë daneze, ndërsa Ambasada e Republikës së Kosovës ka shkruar një Notë Verbale për autoritetet daneze dhe ka kërkuar që sa më shpejtë të identifikojë autorët e këtij vandalizimi dhe ata të dalin para drejtësisë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës konsideron se fakti që Kosova sulmohet në prezencën e saj diplomatike, dëshmon edhe njëherë se puna e institucioneve dhe misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës është pengesë për agjendat e dikujt. Angazhimi ynë nuk do ndalojë, pavarësisht akteve të tilla vandale. Prandaj, si Ministri e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, inkurajojmë të gjithë diplomatët që të vazhdojnë të jenë në krye të detyrës së tyre, duke avancuar interesin e Republikës së Kosovës dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj”, thuhet në reagim.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka shkruar në Facebook për tubimin masiv në Kaçanik. Ai ka thënë se...
    Lajme19 Janar 2025
    Fshati Bardh i Madh në Fushë Kosovë ishte ndalesa e radhës e kandidatit për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës...
    Lajme19 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte përmes një tubimi kërkoi votën e qytetarëve të Kaçanikut. Ai para tyre u shpreh...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202519 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka vazhduar takimet me qytetarët. Ai mbrëmë është takuar edhe me banorët e disa fshatrave...
    Lajme19 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Enver Hoxhaj, zhvilloi takime të rëndësishme me qytetarët e Podujevës dhe Rahovecit, duke marrë përkrahje të madhe...
    Vip19 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në trojet shqiptare, janë argëtuar sot në shumë raste me këngë të zgjedhura nga Vëllai i...
    Lajme19 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, këtë të diel ka mbajtur një tubim me mjekë, infermierë, farmacistë dhe personel shëndetësor. Hamza...
    Lajme19 Janar 2025
    "Kandidati për deputet nga PDK, Elmi Reçica, së bashku me punonjësit shëndetësorë të Ferizajt, morën pjesë në një tubim ku diskutuan për...
    Lajme19 Janar 2025
    Një 19-vjeçar është arrestuar për vjedhjen e një veture në Leposaviq. Policia njofton se pasi është raportuar rasti se sot është vjedhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.