×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Studentët në mbrojtje të luftës së UÇK-së

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    “Historia nuk rishkruhet”, është titulli i ekspozitës që studentët e disa organizatave studentore të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë prezantuar sot te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë.

    Tematikë e kësaj ekspozite janë lajmet e mediave ndërkombëtare që kanë shkruar për krimet që janë kryer në Kosovë nga Serbia gjatë luftës.

    Studenti i Fakultetit Filozofik në departamentin e Shkencave Politike, Orgest Topojani, tha se përmes kësaj ekspozite dëshirojnë të tregojnë se vlerat e UÇK-së, janë ato të cilat shfaqin një luftë të drejtë dhe të pastër.

    Topojani: Lajmet e tyre për masakrat që janë kryer në luftën e fundit të Kosovës

    “Ne nuk duhet asnjëherë të harrojmë që historia nuk rishkruhet dhe në ekspozitën që e kemi realizuar i kemi shfaqur disa media botërore dhe lajmet e tyre për masakrat që janë kryer në luftën e fundit të Kosovës…Ekspozita përmban lajme të cilat janë shfaqur nga mediat ndërkombëtare dhe botërore të cilat me tematikë kanë pasur luftën e fundit në Kosovë dhe shfaqen krimet që janë kryer nga regjimi serb në popullin e Kosovës”, tha ai.

    Ndërsa, studenti i Fakultetit të Mjekësisë, Durim Ibrahimaj, tha se përmes kësaj ekspozite duan ta paraqesin pakënaqësinë e tyre ndaj padrejtësive që po i bëhet UÇK-së dhe udhëheqësve të saj.

    Ai tha se nuk mund të ketë luftë të drejtë dhe njëkohësisht udhëheqës të padrejtë

    Ibrahimaj: Nuk mund të ketë luftë të drejtë dhe njëkohësisht udhëheqës të padrejtë

    “Të shprehim pakënaqësitë tona ndaj padrejtësisë që po i bëhet UÇK-së dhe udhëheqësve të saj. Duhet të kuptojmë qartë që nuk mund të ketë luftë të drejtë dhe njëkohësisht udhëheqës të padrejtë. Ishin pikërisht këta udhëheqës të cilët i prinë UÇK-së dhe ishin organizatorët kyç të saj. UÇK është një ndër përpjekjet më të mëdha në historinë e popullit shqiptar, për arsye se nga aty filloi rezistenca për liri dhe vetëvendosje. Të gjitha tendencat të cilat kanë të bëjnë me kriminalizimin e luftës së drejtë dhe të pastër dhe të lavdishme të popullit tonë duhet një herë e përgjithmonë të marrin fund”, tha ai.

    Ai kërkoi që të ketë mbështetje nga i gjithë populli për luftën e UÇK-së, në këtë mënyrë ai tha se konfirmohet besimi ndaj saj.

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi, sot gjendet në Hagë për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale.

    Kujtojmë se me 24 qershor, Prokuroria Speciale ka bërë publike propozim-aktakuzat ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli./KP/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.