×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Shënohet 1 Shtatori – Dita e Dëshmorëve në Komunën e Vushtrrisë

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Me homazhe dhe nderime për dëshmorët, sot në Vushtrri është shënuar 1 shtatori Dita e Dëshmorëve në Komunën e Vushtrrisë.

    Drejtues të komunës, të prirë nga nënkryetari Besim Muzaqi dhe familjarë dhe drejtues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Stanoc, si dhe në monumentet e dëshmorëve dhe martirëve të rënë në luftën e fundit.

    Në ceremoninë e nderimit në varrezat e dëshmorëve ka marrë pjesë edhe komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama.

    Nënkryetari Besim Muzaqi deklaroi se përkulen me respektin më të madh para dëshmorëve që janë udhërrëfyes për vazhdimin e amanetit të tyre.

    “Historia e kombit shqiptar është histori e dëshmorëve të kombit. Andaj nuk guxojmë për asnjë çast t’i harrojmë as t’ua zbehim idealet, duhet t’i përkujtojmë e vetes t’ia kujtojmë që nuk na duhet gjë jeta nëse amaneti i dëshmoreve nuk plotësohet e jetësohet deri në fund”, tha ai.

    Përkujtim për dëshmorët përmes një mesazhi ka bërë edhe kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, i cili për shkak të pandemisë ende është në vetizolim.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.