Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Familjarëve të Heronjve dhe Dëshmorëve të para luftës së UÇK-së, me të cilët diskutoi rreth statusit të pazgjidhur për të plagosurit e viteve 1981-1999.
Me këtë rast, Selmanaj u njoftua nga afër me sfidat dhe problemet që kanë kjo kategori e shoqërisë.
Ai u zotua që të adresojë kërkesat e tyre tek institucionet relevante, duke theksuar kështu angazhimin e Qeverisë së Kosovës në trajtimin e barabartë të të gjithë personave që kontribuuan në çlirimin dhe shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës, thuhet në një komunikatë për media.