×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Reshitaj: A duhet të përballemi me pasoja që të veprojmë si duhet dhe me kohë?

    FrontOnline
    10 Maj 2020

    Deputetja e AAK-së, njëherësh kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Albena Reshitaj, ka reaguar lidhur me dërgimin e psikologëve dhe sociologëve në Qendrën e studentëve nga ana e Qeverisë në detyrë.Ajo ka shkruar në Facebook se pas reagimit të saj për mungesë të këtyre ekipeve.qeveria ka vendosur të dërgojë psikologë dhe punëtorë socialë në qendrën e karantinës.

    “Ftoj Ministrinë e Shëndetësisë që të zbatojë protokoll të njëjtë për të gjithë të karantinuarit dhe të ndërpresë trajtimet dhe vendimet selektive sidomos për kohën e qëndrimit në karantinë”, ka shkruar Reshitaj.Postimi i plotë:A duhet të përballemi me pasoja që të veprojmë si duhet dhe me kohë?!

    Pas reagimit tim për mungesë të ekipeve të psikologëve dhe sociologëve sot Qeveria paska vendos me dërgu ekipe te tilla në karantinë?
    Së bashku me antarët e Komisionit palamentarë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ditë më parë vizitova qendrën e studentëve, e cila që nga përhapja e pandemisë Covid 19 në vendin tonë është shndërruar në karantinë që shërben për izolimin 14 ditor për të gjithë ata që kthehen nga vendet e tjera në Kosovë.Në këtë vizitë ne pamë nga afër protokollin e trajtimit për të gjithë ata që duhet të kalojnë një periudhë kohore në këtë qendër.Nga ajo që pashë deri sa morëm dokumente për të analizuar vrejta se protokolli i trajtimi nuk eshte i njëjtë me atë të cilin e aplikojnë shumë vende tjera.Në aspektin profesional duke njohur rrethanat psikologjike për të gjithë ata që duhet të kalojnë nëpër këtë procedurë ndihma e psikologut dhe punëtorit social është mëse e domosdoshme.Prandaj publikisht nga qeveria kam kërkuar ndër të tjera që:Qendra duhet ketë psiokologë dhe punëtorë social pjesë të ekipës së profesionistëve shëndetësorë e që e verifikuam që nuk kishte.Më në fund sot pas këtij reagimi qeveria paska vendos për të derguar psikologë dhe punetorë social në qendrën e karantinës.Bëjë ftesë ministrisë së shëndetesisë që të zbatojë protokoll të njëjtë per të gjithë të karantinuarit dhe të ndërpres trajtimet dhe vendimet selektive sidomos për kohën e qendrimit në karantinë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.