Udhëheqja palestineze deklaroi se do të ndërpresë marrëdhëniet me vendet që hapin ambasadë në Jerusalem ose transferojnë ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem.
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Saib Ureykat në një deklaratë në Twitter, pa përmendur emër, paralajmëroi Serbinë që mori vendim për të transportuar ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem dhe Kosovën që duke njohur Izraelin deklaroi se do të hapë ambasadë në Jerusalem.
Ureykat i bëri thirrje të gjitha vendeve të respektojnë drejtësinë ndërkombëtare.
“Palestina do të ndërpresë marrëdhëniet me vendet që do të hapin ambasadë ose transferojnë ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem. Thyerja e drejtësisë ndërkombëtare nuk tregon fuqi, madje e kundërta, është tregues i dobësisë”, ka thënë ai.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump më 4 shtator deklaroi se Serbia do të transferojë ambasadën e saj nga Tel-Avivi në Jerusalem, kurse Kosova do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin. Gjatë deklaratës së Trumpit në Shtëpinë e Bardhë në kamera u pasqyrua habia e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ndërkaq kryeministri i Izraelit, Binyamin Netanyahu deklaroi se Kosova do të hapë ambasadë në Jerusalem./tch