×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Osmani: Demokracia po rrezikohet nga qeveritë e pakicës duke shpërfillur vullnetin qytetarë

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se demokracia po rrezikohet nga manipulimi i vullnetit të shumicës qytetare. Të tillë ajo e ka konsideruar edhe zgjedhjen e qeverisë së pakicës të qeverisë Hoti.

    Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë përmes një adresimi për qytetarët, kryeparlamentarja Osmani theksoi se duke mbrojtur vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë mbrohet demokracia në Kosovë.

    Osmani: Demokracia rrezikohet nga shpërfillja e vullneti qytetarë dhe zgjedhja e qeverive

    “Demokracitë sot rrezikojnë të zhbëhet nga përfaqësimi i pakicës ose nga shpërfillja e vullnetit të shumicës qytetare. Në shumë vende të botës përfaqësues të caktuar politikë kanë arritur të manipulojnë demokracinë duke manipuluar kështu vullnetin e shumicës qytetare. Rreziku shtohet kur ky manipulim bëhet edhe përmes devijimit të ligjeve për të arritur qëllime të caktuara politike. E tillë është zgjedhja e qeverive të pakicës e cila shpërfill vullnetin e shprehur qartë nga qytetarët. Një skenar që fatkeqësisht është mirënjohur edhe në vendin tonë…duke mbrojtur vullnetin tonë të qartë të shprehur me votë ne e mbrojmë demokracinë që e ndërtuam me shumë mund dhe sakrificë”, tha ajo.

    Osmani iu ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë më aktiv në jetën shoqërore, pasi sipas saj aktivizimi i tyre është parakusht për mbijetesën dhe konsolidimin e demokracisë.

    Osmani: Duhet të jemi aktiv në jetën shoqërore

    “Pjesëmarrja jonë aktive në jetën shoqërore, aktivizimi qytetarë janë parakusht për mbijetesën por edhe konsolidim të demokracisë në çdo kohë dhe vend. Demokracia të nderuar qytetarë ka kuptim atëherë kur dëgjohet zëri juaj, ajo e humb kuptimin kur zëri dhe vullneti juaj i qartë devijohet apo shkelet”, tha ajo

    Si kërcenim serioz për demokracinë, kryeparlamentarja e sheh edhe pandeminë Covid-19.

    Osmani: Kërcenim serioz për demokracinë po përbën edhe vet pandemia e korona virusit

    “Sot në veçanti kërcenim serioz për demokracinë po përbën edhe vet pandemia e korona virusit. Nëse nuk mobilizohemi tani edhe nuk i kushtojmë vëmendje parandalimit të disa tendencave shumë shpejt mund të bëhet vonë. Nëse nuk jemi të kujdesshëm tash viktima më e madhe e kësaj pandemia mund të jetë demokracia”, tha ajo.

    Përveç këtij adresimi të Osmanit në Ditën e Demokracisë gjatë ditës pritet të ketë edhe aktivitete tjera.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.