×
  • Lajme
  • Lajme

    ​OEAK dhe OEK: Zhvillimet politike mos të ndikojnë në agjendën e rimëkëmbjes ekonomike

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike Kosovës, sot kanë apeluar që zhvillimet politike turbulente të javëve të mos ndikojnë në agjendën e rimëkëmbjes ekonomike.

    Vendi ka nevojë për rimëkëmbje ekonomike, derisa tkurrja ekonomike pritet të jetë minus 5 përqind.

    Kështu është thënë në një konferencë të përbashkët për media nga OEAK dhe OEK.

    Kryetari i OEK, Berat Rukiqi theksoi në mënyrë që sa më lehet të kalohet kjo krizë, vendimmarrësit, në këtë rast deputetët duhet të marrin veprime sa më të shpejt që është e mundur për rishikimin e buxhetit dhe miratimin e marrëveshjeve financiare ndërkombëtare.

    Kryetari Rukiqi tha se rishikimi është i domosdoshëm për rimëkëmbje ekonomike dhe për zbatimin e pakos emergjente, që sipas tij, tashmë nuk është ka efekt emergjent.

    Rukiqi: Pakoja e famshme emergjente, veç emergjente s’ka mbetur

    “Është një apel për të gjithë skenën politike në vend që zhvillimet politike turbulente të javëve të mos ndikojnë në agjendën e rimëkëmbjes ekonomike. Vendi ka nevojë për rimëkëmbje ekonomike. Kemi shifra dhe projeksione se deri minus 5 përqind do të jetë tkurrja ekonomike që do të krijojë pasoja në shumë indikator të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, përfshirë edhe punësimin dhe qarkullimin e bizneseve, eksportet dhe investimet publike, si dhe buxhetin e vendit… Veprimi i parë që pritet nga parlamenti i vendit është rishikimi i buxhetit. Rishikimi i buxhetit është alfa dhe omega e çdo plani të ardhshëm për rimëkëmbjen ekonomike, kjo duhet me ndodhë brenda një periudhë jo më shumë se dy javët e ardhshme në mënyrë që këtë mundësi pastaj qeveria t’i implementoj masat e aplikuara të rimëkëmbjes ekonomike. Ajo çka është shumë me rëndësi është që ta implemenoj edhe atë pakon e famshme emergjente, që veç emergjente nuk ka mbetur”, theksoi Rukiqi.

    Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka theksoi assesi nuk kanë besuar që faza e emergjente dhe ajo për rimëkëmbje ekonomike në këtë kohë pandemie të pengohet nga partitë parlamentare.

    I pari i OEAK, Zeka theksoi se kjo është thirrje e jona drejtuar partive politike që të lënë anash inatet politike dhe të veprojnë për vendimmarrje që është më se e domosdoshme në këtë kohë.

    Zeka: Partitë politike të lënë inatet e tyre dhe luftën për pushtet-të reflektojnë për rimëkëmbje

    “Assesi në ditët e para të shpërthimit të pandemisë dhe ndërmarrjes së masave kufizuese nuk e kemi menduar që do të vijmë në një situatë, realisht rimëkëmbja ekonomike deh zbatimi i masave në përkrahje të ndërmarrjeve dhe punonjësve të goditur do të pengohet pikërisht për shkak të veprimeve të kundërta politike nga partitë politike, mos koordinimi i kuvendit me qeverinë në anën tjetër. Dhe ajo çka është më e keqja në këtë situatë kur nuk kemi nevojë është edhe një diskurs plotësisht përçarës ndërmjet partive politike, gjë që e bënë të pa mundur arritjen e konsensusit qoftë për kalimin me procedurë të shpejtë të rishikimit të buxhetor, siç ishim dëshmitarë para dhjetë ditësh. Por edhe aprovimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat megjithatë kërkohej konsensus më të madh brenda kuvendit. Kjo është thirrje e jona si dy prej asociacioneve më aktive ekonomike në vend drejtuar partive politike që të lënë me një anë inatet e tyre dhe atë luftën për pushtet dhe reflektojnë, të shtyjnë përpara vendim marrjen e cila është më se e nevojshme në këtë moment”, tha Zeka.

    Po ashtu, dy Odat Ekonomike, kanë konsideruar se ideja e tërheqjes së mjeteve të trusiti nga kontribut paguesit është një mundësi e mirë agregate për nxitjen e zhvillimit në vend.

    Ndërsa, sektorët më të prekur nga pandemia mbesin ai i ndërtimit, gastronomia dhe prodhimtaria në përgjithësi.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.