Familjet e fëmijëve të braktisur në kampe në Siri, me rastin e ditës së parë të shkollës, kanë vendosur të organizojnë një bashkim sensibilizues përpara kryeministrisë.
“Ju ftojmë të bashkoheni për të mbështetur përpara kryeministrisë protestën tonë paqësore për riatdhesimin e fëmijëve nga Siria. Marrëzia e prindërve u mori fëmijërinë, le te bëjmë diçka së bashku për të mos lejuar edhe shkatërrimin e së ardhmes së tyre”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Protesta mbahet në ora 17:00.