×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Në Kamenicë do të hapet shkolla e muzikës

    FrontOnline
    06 Gusht 2020

    Në Kamenicë sot është mbajtur takimi i udhëheqësve të komunave të regjionit-lindje. Me këtë rast kryetari i Komunës së Kamenicës Qendron Kastrati dhe ai i Gjilanit Lutfi Haziri kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku nga shtatori dega e shkollës së muzikës do të jetë edhe në Kamenicë.

    Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se sot u diskutua për menaxhimin e pandemisë dhe situatën në rajonin e Gjilanit.

    Kastrati: Shkolla e muzikës do të hapet në Kamenicë

    “Diskutuam e para për menaxhimin e pandemisë dhe situatës në komunën tonë. Ne do të vazhdojmë të nënshkruajmë me kryetarin e komunës së Gjilanit një marrëveshje ku shkolla e muzikës do të hapet në Kamenicë me ndihmën e komunës së Gjilanit. Kjo është ajo që na duhet gjatë një kohë pandemie ku të gjithë duhet të jemi së bashku dhe ta ndihmojmë njëri- tjetrin”, tha ai.

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se bashkërisht Gjilani dhe Kamenica janë duke bashkëpunuar gjatë tërë kohës, pasi që sipas tij problemet janë të njëjta ani pse në territore të ndara.

    Haziri: Ne i kemi problemet e njëjta në territore të ndara

    “Koordinimi jonë për bashkëpunim komunal, në zgjidhjen e problemeve për arsim dhe bashkëpunimi ynë në segmentin e infrastrukturës, rregullimi i kufijve administrativë në mes të komunave, çështja e problemeve lokale dhe ekonomike, së fundi ne e kemi një treg të përbashkët për ekonominë private në komunën tonë. Dhe ka edhe shumë çështje tjera për të cilat e ndihmojmë komunën tonë dhe njëri-tjetrin… Ne i kemi problemet e njëjta në territore të ndara në aktivitete dhe detyra. Por problemet i kemi të njëjta, duke filluar prej buxhetit e deri tek investimet të buxhetit për çështje të caktuara me të cilat duhet të përballemi çdo ditë”, ka thënë Haziri.

    Për këtë bashkëpunim kanë qenë falënderues edhe kryetar i Ranillugut, Vladica Artinoviq dhe ai i Novobërdës, Vetislav Ivanoviq.

    Ivanoviq: Biseduam për shkëmbimin e përvojave në luftën kundër pandemisë COVID-19

    “Në këtë takim biseduam për masat për të cilat qeveria i ka udhëzuar që të shkëmbejmë përvojat pasi që kjo pandemi qe sa kohë është duke e atakuar në përgjithësi vendin tonë”, ka thënë ai. /KosovaPress/

    Nga Rubrika
    Lajme25 Nëntor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa mëngjesi do të jetë me acar të fortë dhe mund të...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqëri është betejë e përbashkët e grave dhe e burrave....
    Lajme25 Nëntor 2024
    Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare "Sot dhe Çdo...
    Të tjera
    Vip25 Nëntor 2024
    Në spektaklin ‘Prime’ banorëve iu shfaq edhe njëherë klipi me gjithë ngjarjen mes Sarës, Edit dhe Drilonit. Sara i ka hequr çmimit...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpalosur programin e LDK-së për arsim. Gjatë një tubimi në Vushtrri, Abdixhiku ka...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana e ka parë Kevinin me një pamje më ndryshe sonte. Kevini ka lyer flokët...
    Sport25 Nëntor 2024
    Fisnik Asllani është një nga të rinjtë që po shkëlqen në Bundesliga 2, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura gjermane....
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithëm i NATO’s, Mark Rutte, është takuar sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ku ndër të tjera është...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ka filluar spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 12-ti me radhë. Pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.