×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​NATO hedh poshtë akuzat e Bjellorusisë se po grumbullon forca në kufi

    FrontOnline
    16 Gusht 2020

    Aleanca Veri-atlantike hodhi sot poshtë akuzat e presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko se po zhvillonte ushtrime ushtarake përgjatë kufijve perëndimorë të vendit, në Poloni dhe Lituani, dhe theksoi se po monitoronte nga afër situatën pas zgjedhjeve të diskutueshme të mbajtura në Bjellorusi të dielën e kaluar.

    Më herët sot Lukashenko tha se tanket dhe aeroplanët e NATO-s u vendosën vetëm 15 minuta larg kufirit të Bjellorusisë.

    Zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu tha se “asnjë ushtrim ushtarak nuk po zhvillohet në rajon”.

    “Prania shumëkombëshe e NATO-s në anëtarët lindorë të Aleancës nuk përbën kërcënim për asnjë vend. Është një prani rreptësisht mbrojtëse, qëllimi i të cilit është të parandalojë konfliktet dhe të ruajë paqen,” tha Lungescu.

    Ajo shtoi se NATO po monitoron me vëmendje zhvillimin e situatës në Bjellorusi, një vend ku protestat e dhunshme kanë vazhduar që nga zgjedhjet e 9 gushtit, për të cilat kundërshtarët e Lukashenko pretendojnë se kanë qenë të montuara.

    Lungescu bëri thirrje për respektimin e lirive themelore, duke përfshirë të drejtën e protestës paqësore.

    Kremlini ka paralajmëruar se Rusia ishte e gatshme të ndihmonte Bjellorusinë në përputhje me marrëveshjen ushtarake, nëse ishte e nevojshme, dhe se vendi ishte nën presion nga jashtë.

    Fqinjët perëndimorë të Bjellorusisë, Polonia, Lituania dhe Letonia janë anëtare të NATO-s. Aleanca dërgoi katër brigada luftarake në këto tri vende dhe në Estoni për të parandaluar lëvizjet e mundshme ruse, pasi Moska aneksoi Krimenë e Ukrainës në vitin 2014.

    Brigadat, të udhëhequra nga Britania, Kanada, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, kanë rreth 5.000 trupa.

    Polonia nënshkroi një pakt të përbashkët mbrojtjeje të shtunën gjatë vizitës së sekretarit të Shtetit Mike Pompeo në vend. Shtetet e Bashkuara në pajtim me paktin e nënshkruar do të shtojnë praninë e trupave të tyre në Poloni.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur herët të shtunën në Brazil, ku një autobus i mbushur me pasagjerë përplasi një kamion dhe...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulmit terrorist në Magdeburg i është nënshtruar ekzaminimeve “fizike...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë pasditen e së shtunës. Sipas mediave në vendin fqinj, lëkundjet sizmike janë...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.