×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Mësimi online kritikohet edhe në Maqedoni të Veriut

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Mbi 80 përqind e nxënësve të shkollave fillore nuk kanë mundur të ndjekin mësimin online nga muaji mars deri në fund të vitit shkollor.

    Tek shkollat e mesme 68 përqind e nxënësve nuk kanë ndjekur mësimin online. Të dhënat e raportit të përgatitur nga zyra e Avokatit të Popullit tregojnë se 78 përqind e shkollave fillore kanë thënë se nuk kanë mundësi teknike për realizimin e mësimit përmes internetit, kurse tek shkollat e mesme kjo përqindje është 61. Vetëm 11 përqind e mësuesve të shkollave fillore kanë njohuri informatike-, ndërsa 58 përqind kanë vetëm njohuri të pjesshme.

    Prindërit kanë deklaruar se gjëja negative e mësimit online ka qenë ngarkesë për prindërit dhe se nuk e ka të njëjtin efekt sikur mësimi klasik, dhe si pozitive ishin përgjigjet e disa prindërve të cilët thonë se ky mësim ka rezultuar më interesant sidomos për ata nxënës që ishin pasiv në mësimet e rregullta dhe se me më shumë përpjekje nga të gjitha palët e përfshira, mësimi është realizuar në mënyrë efikase.

    Në lidhje me efektet psikologjike që janë paraqitur tek fëmijët si rezultat i izolimit dhe kushteve të ndryshuara të jetesës, prindërit kanë vënë re tek fëmijët disa reagime negative psikologjike si: konfuzion, stres, ankth, frikë, nervozizëm, mosbindje dhe agresion të butë.

    Avokati i popullit në analizë konkludon se ndikimi i pandemisë Covid-19 në arsim në përgjithësi do të ketë pasoja afatgjata për të gjithë fëmijët, përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara, dhe për këtë arsye kërkon Ministria e Arsimit dhe Shkencës të udhëhiqet nga interesat më të mira për fëmijët.

    Nga Byroja për zhvillimin e arsimit kërkohet t’i rishikojë dhe shkurtojë planet dhe programet arsimore, të sigurojnë kushte për digjitalizimin e mësimdhënies që do të jetë në dispozicion për çdo nxënës dhe të sigurohet pajisja e nevojshme IT dhe internet stabil nëpër shkolla. Raporti është dërguar në Ministrinë e Arsimit ndërsa. Anketa është realizuar nga qershori deri në gusht të vitit 2020, përmes një pyetësori që është dorëzuar në gjithsej 72 shkolla 41 fillore dhe 31 të mesme.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur herët të shtunën në Brazil, ku një autobus i mbushur me pasagjerë përplasi një kamion dhe...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulmit terrorist në Magdeburg i është nënshtruar ekzaminimeve “fizike...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë pasditen e së shtunës. Sipas mediave në vendin fqinj, lëkundjet sizmike janë...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.