×
  • Kronika
  • Kronika

    ​Mbahet seanca e përgjithshme e Gjykatës Supreme, miratohen tri udhëzime

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Gjykata Supreme sot ka miratuar udhëzimin për aplikimin e dispozitave ligjore në procedurën kundërvajtëse, atë lidhur me procedurën përmbarimore për zbatimin e vendimeve gjyqësore lidhur me gjobat, si dhe udhëzimi lidhur me kompetencën e gjykatës dhe përmbaruesit privatë në procedurën përmbarimore.

    Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci ka shtjelluar para gjyqtarëve të pranishëm draft-udhëzimin lidhur me shqiptimin e dënimit me gjobë për kundërvajtjet e trafikut rrugor apo kundërvajtje tjera të parapara me ligj, ku parashihet pagesa e gjysmës së gjobës.

    Sipas kryetarit, gjykatat themelore, sipas Ligjit për Kundërvajtje, me rastin e vendosjes me aktgjykim lidhur me shqiptimin e dënimit me gjobë për kundërvajtjet e trafikut rrugor apo kundërvajtje tjera, nuk janë të lidhura me ekzekutimin e dënimit me gjobë e as me pagesën e gjysmës së gjobës, pasi që kjo është kompetencë vetëm e organit të kundërvajtjes.

    Në seancë është diskutuar edhe draft-udhëzimi i përgatitur nga dega civile e Gjykatës Supreme, lidhur me dy dispozita kundërthënëse të Ligjit për Kundërvajtje, nenit 30 dhe 163, i cili udhëzim qartëson se për zbatimin e detyrueshëm të aktvendimeve të gjykatave themelore – divizionet për kundërvajtje, që kanë të bëjnë me shqiptimin e gjobave në të holla, janë kompetent përmbaruesit privat.

    Një tjetër udhëzim me rëndësi, i cili u miratua me vota unanime në seancë, është udhëzimi lidhur me kompetencën e gjykatës dhe të përmbaruesit privat në procedurën përmbarimore, përmes të cilit qartësohet se “…Gjykata është kompetente të vendos në procedurën e përmbarimit dhe të zbatojë përmbarimin e vendimeve gjyqësore, vetëm lidhur me të gjitha çështjet nga e drejta familjare, dhe kthimin e punëtorëve dhe shërbyesve civilë në punë dhe kompensimet tjera”.

    Në udhëzim precizohet se vendimet e institucioneve tjera, siç janë vendimet e Inspektoratit të Punës etj., edhe nëse kanë të bëjnë me çështjet nga e drejta familjare dhe kthimin e punëtorëve dhe shërbyesve civilë në punë dhe kompensimet tjera, gjykatat nuk kanë kompetencë t’i zbatojnë në procedurën e përmbarimit gjyqësor.

    Nga Rubrika
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Katër persona janë përfshirë në një rrahje gjatë së shtunës në Ferizaj. Gjatë intervenimit të policisë, njëri nga të dyshuarit e ka...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Një sasi e drogës e dyshuar të jetë e llojit kokainë dhe një armë e zjarrit janë gjetur në një veturë të...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, konkretisht në lagjen Vetërnik. I dyshuari derisa ka qenë duke lëvizuar me...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.