×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Malisheva me pesë raste aktive COVID-19

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Të gjitha analizat nga testet e bëra për COVID-19 dje në territorin e Komunës së Malishevës kanë rezultuar negative.

    Konfirmimi i analizave është bërë në komunikimin zyrtar të komunës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërsa gjendja aktuale me COVID-19 në Malishevë është me pesë raste aktive.

    Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka përsëritur thirrjen për të gjithë qytetarët, që të mbajnë distancën sociale, maskat mbrojtëse, higjienën e duarve, dhe t’u shmangen grumbullimeve të njerëzve.

    “Gjendja është nën kontroll dhe numri i personave aktiv me COVID-19 është pesë persona, shumica prej tyre gati tërësisht të shëruar, por ne të gjithë duhet të tregojmë kujdes maksimal për t’u ruajtur nga përhapja e virusit. Edhe pse kjo gjendje është e kontrollueshme dhe e qetë, Shtabi Komunal Emergjent, është në monitorim dhe menaxhim të vazhdueshëm të situatës, por për t’u ndier të gjithë të sigurt, duhet t’i respektojmë masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet tona shëndetësore”, ka thënë Berisha.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.