Ambasada e Kosovës në Uashington, ka shpërndarë një fotografi duke kujtuar 30 vjetorin e mikpritjes së delegacionit amerikanë në Prishtinë.
“30 vjet më parë, turmat përmbytën rrugët e Prishtinës për të mirëpritur delegacionin e kongresit amerikan të udhëhequr nga Senatori Dole.
Policia serbe përdori dhunë dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë tubimin paqësor të mijëra shqiptarëve”, thuhet në postimin e ambasadës.