×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kërkohet drejtësi për personat që përjetuan dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka sugjeruar institucionet e Kosovës që të kërkojnë me këmbëngulje drejtësi për personat që i janë nënshtruar torturës dhe dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Gjatë një takimi me kryeministrin Avdullah Hoti, u tha se aparati shtetëror serb ka kryer krime sistematike dhe të organizuara ndaj civilëve shqiptarë, ndërkohë që asnjë kryerës i krimeve seksuale dhe torturave ende nuk është gjykuar nga drejtësia.

    Në këtë takim, Hoti premtoi mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës për veprimtarinë e rëndësishme të këtyre shoqatave, të cilat po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të drejtat e viktimave të dhunës seksuale dhe të torturës gjatë luftës në Kosovë.

    Ndërsa, drejtoresha e QKRMT-së Feride Rushiti theksoi se institucionet e vendit tonë duhet të kërkojnë me këmbëngulje drejtësi për të gjithë personat që i janë nënshtruar torturës dhe dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Lifestyle03 Mars 2026
    Numri më i madh i milionerëve është nga tri profesione të cilat fitojnë më së shumti: teknologjia informative, financat dhe kontabiliteti. Andaj...
    Lifestyle02 Mars 2026
    Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Sot në marrëdhëniet tuaja mund të ndiheni më të ndjeshëm ndaj fjalëve të...
    Lifestyle28 Shkurt 2026
    Mërkuri, planeti që ngatërron mendimet dhe komunikimin, do të jetë në prapavijë nga 26 shkurti deri më 20 mars në shenjën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.