×
  • Lajme
  • Lajme

    ​KEDS-i vazhdon projektet investive në shumë lagje të Prishtinës

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    KEDS ka filluar me intensitet të lartë implementimin e projekteve investive në kryeqytet.

    Përmes një komunikate për media, KEDS bën të ditur se mbi 800 punëtorët e angazhuar në këto projekte janë duke zhvilluar punimet anekënd Prishtinës.

    Në Bregun e Diellit, sikurse në lagjen Qafa dhe Pejton është duke u bërë rehabilitimi i rrjetit energjetik. Vetëm në Bregun e Diellit përfshihen 30 transformatorë, prej nga do të marrin shërbime shumë më kualitative mbi 4500 konsumatorë të kësaj lagje. Për më tepër, ata do të kenë edhe linja alternative të furnizimit, që nënkupton se në rast të ndonjë defekti apo intervenimi në rrjet, furnizimi i tyre do të kalojë menjëherë në linjën tjetër.

    Përmes këtyre investimeve, Bregut të Diellit sikurse edhe shume lagjeve të Prishtinës, po i bëhet zgjidhje afatgjate në rrjetin e energjisë elektrike.

    Këto projekte investive po bëhen në kuadër të mega projektit të KEDS për Prishtinën ku po investohen 17 milionë euro, që përfshijnë 90 për qind të rrjetit të tensionit të mesëm prej nga do të përfitojnë mbi 90 mijë konsumatorë. Pos linjave alternative, do të dyfishohen edhe kapacitetet e linjave nga 10 kV në 20 kV, të cilat do të eliminojnë mbingarkesat. Të njëjtën kohë do të eliminohen shtyllat, pasi pjesa dërrmuese e rrjetit do të vendoset nën tokë përmes kanaleve kabllovike.

    Gjatë zëvendësimit të transformatorëve, siç po bëhet sot në një pjesë të Bregut të Diellit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për konsumatorët që janë në daljen përkatëse, pasi nuk mund të punohet nën tension. KEDS po bën maksimumin që ato ndalesa të jenë sa më të rralla. Por, procesi i zëvendësimit merr kohë gjatë gjithë ditës.

    Nga Rubrika
    Kronika14 Mars 2025
    Ka vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Domorovc-Hodonovc të komunës së Ranillugut. Në vendin e...
    Lajme14 Mars 2025
    PrishtinaTicket ka nisur fluturimet direkte për dy destinacione të reja: Köln dhe Bremen. Linja për Köln ka filluar më 8 mars, me...
    Lajme14 Mars 2025
    Donald Trump Jr., djali i presidentit amerikan, ka zhvilluar një intervistë me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq. Në mesin e temave, sigurisht...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur ditës e enjte në Shkodër, ku një ambulancë është aksidentuar me një veturë. Si pasojë, ka...
    Lifestyle14 Mars 2025
    Dashi Horoskopi i datës 14 mars 2025 nga Christine Haas Sot askush nuk do ju marrë seriozisht kështu që duhet më patjetër...
    Vip14 Mars 2025
    Xheneta Fetahu pak më parë ishte për vizitë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Me të përfunduar takimin me banorët, ajo...
    Sport14 Mars 2025
    Fundjava sjell duelet interesante në javën e 24-t të Superligës. Kampionati për garat e rregullta po shkon drejt fundit, ku çdo përballje...
    Vip14 Mars 2025
    Ish reperi Fero është bërë sërish temë diskutimi pasi së fundmi u martua për herë të dytë. Së fundmi,gruaja e tij e...
    Vip14 Mars 2025
    Hyrja e Xhenetës mbrëmë në BBVA bëri bujë brenda e jashtë shtëpisë. Pas goxha javësh Gjesti dhe Xheneta u panë nga afër...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.