×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Izraeli: Vendosja e ambasadës së Kosovës dhe Serbisë në Jeruzalem, hap drejt paqes

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Ministria e Jashtme e Izraelit ka njoftuar edhe zyrtarisht për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën dhe për hapjen e ambasadës në Jerusalem. Në komunikatën për media të kësaj ministrie po ashtu njoftohet për zhvendosjen e ambasadës serbe në Jeruzalem.

    Lajmi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Jerusalemit, u bë i ditur më 4 shtator në Zyrën Ovale, nga presidenti amerikan, Donald Trump, pasi Kosova dhe Serbia, në prani të tij, nënshkruan një marrëveshje për normalizimin ekonomik.

    “Ne e shohim vendimin e Kosovës dhe Serbisë, që të vendosin ambasadat e tyre, si hap simbolik drejt promovimit të paqes në mes këtyre shteteve. Qyteti i Jeruzalemit, kryeqyteti i përjetshëm i shtetit të Izraelit, do të përbëjë një urë paqeje për tërë botën. U bëj thirrje shteteve të tjera që të ndjekin këto hapa dhe të vendosin ambasadat e tyre në Jerusalem, kryeqytetin e Izraelit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Gabi Ashkenzi.

    Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Kosova është e vendosur që të hapë ambasadën në Jeruzalem, “të vendosë marrëdhënie diplomatike dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe”.

    Ashkenazi po ashtu ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump dhe administratën e tij për lidershipin e treguar në nivel ndërkombëtarë, por edhe për ndërmjetësimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Administrata amerikan vazhdon të udhëheqë përparime të rëndësishme diplomatike, si në marrëdhëniet tona me Serbinë dhe Kosovën, ashtu edhe në promovimin e normalizimit dhe të marrëveshjes historike të paqes ndërmjet Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Izraeli nuk ka aleate më të mirë se SHBA-në”, ka thënë ai.

    Më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit Trump, nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik.

    Gjatë këtij takimi, pas njoftimit nga presidenti Trump se Izraeli do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën, kryeministri Hoti zhvilloi një bisedë të shkurtër telefonike me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, në të cilën, tha se u dakorduan që Kosova sa më shpejt të hapë ambasadën në Jeruzalem.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.