×
  • Kronika
  • Kronika

    ​Inspektorati policor nis hetimin për arrestimin në shesh

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se janë duke hetuar rast lidhur me pretendimet e ankuesit për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës me rastin e arrestimit në sheshin “Nënë Tereza”, si dhe pas tij.

    Inspektorati nëpërmjet një komunikate thotë se mbrëmë pas orës 22:00 përmes “Linjës së Kaltër” (numri i telefonit pa pagesë 080003333) kishte pranuar një ankesë lidhur me pretendimet e një qytetari për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në një incident që kishte ndodhur më rreth orës 21 e 30 në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

    “Incidenti ishte raportuar të ketë ndodhur mbrëmë kur njësia policore gjatë realizimit të detyrave konkretisht gjatë patrullimit në sheshin “Nënë Tereza” ka hasur në qytetarin i cili ka qenë pa maskë mbrojtëse dhe është arrestuar nga policia me dyshimin për pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Hetuesit e Inspektoratit Policor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes si dhe prokurori kujdestar dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast.Ankuesi (i arrestuar nga policia) është dërguar për trajtim mjekësor përderisa raportohet se edhe një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore gjatë arrestimit.Hetuesit e IPK-së janë duke hetuar këtë rast lidhur me pretendimet e ankuesit për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës me rastin e arrestimit si dhe pas tij”, thuhet në njoftim.

    Sipas inspektoratit, veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e tyre në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

    Mbrëmjen e djeshme është arrestuar një person në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, pasi që ka qenë pa maskë. Arrestimi i qytetarit ngjalli shumë reagime për mënyrën se si policia veproi ndaj tij.

    Nga Rubrika
    Kronika17 Janar 2025
    Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren, e ka dënuar me 20 vjet burgim të akuzuarin Sh.A., për vrasje...
    Kronika17 Janar 2025
    Ankuesja femër kosovare në Han të Elezit ka njoftuar policinë se rreth orës 1:50 vetura e saj është kapluar nga zjarri. Organet...
    Kronika17 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në raste të ndara ka arrestuar tre të dyshuar për skema piramidale, dy prej të cilëve...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, merr pjesë të shtunën në tubimin me qytetarët e Komunës së Obiliqit....
    Lajme18 Janar 2025
    Sigurimi shëndetësor dhe jetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës ka qenë një premtim i përsëritur nga të gjitha partitë politike gjatë...
    Lajme18 Janar 2025
    Gjatë ditës së shtunë, në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë mëngjesit dhe natës...
    Vip17 Janar 2025
    Pas rrëfimit që e dha për jetën e tij, Driloni ka pasur një surprizë. Ai është surprizuar nga vëllai i tij, Fisnku...
    Vip17 Janar 2025
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Driloni, ka dhënë rrëfimin e tij prekës, për sfidat në jetë. Ai e ka nisur...
    Lajme17 Janar 2025
    Anëtari i kryesisë dhe kandidati i LDK’së për deputet, Visar Azemi thotë se kapja e KPM-së rrezik për lirinë e mediave dhe...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.