×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoti e Hoxhaj përplasen për Asociacionin

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti në seancën e sotme plenare ia ka atribuuar PDK-së temën e themelimit të asociacionit të komunave serbe. Këtë temë kreu i qeverisë tha se nuk do të hap në Bruksel. Por partia e Kadri Veselit iu kundërpërgjigj Hotit duke thënë se këtë marrëveshje ka nënshkruar ish kryeministri, Isa Mustafa.

    Hoti duke iu kundërpërgjigjur deputetëve opozitar tha se Kosova nuk ka humbur asgjë nga marrëveshja e Uashingtonit me Serbinë.

    Hoti: Kosova nuk humbi asgjë.

    Çka humb Kosova, hajde po i listojmë asgjë. Në marrëveshje nuk humbë asgjë, a është marrëveshja perfektë, nuk është. Do të ishte nëse do të kishim mbyllë në Uashington me njohje reciproke dhe do të kishim ecë përpara si dy shtete normale në integrime euro-atlantike. E dyta nuk e kemi pranuar min-shengnin e Novi-Sadit profesor Hoxhaj e kemi kundërshtuar. E kemi pranuar mini-shengenin ne Uashingtonit si palë e barabarta në këtë marrëveshje. Për liqenin e Ujmanit lexoni me kujdes marrëveshjen. Kush ka problem që Departamenti për Energji në ShBA të bëj një studim të fizibilitetit për mënyrën si do të shfrytëzohet uji i liqenit të Ujmanit”, tha ai.

    Përkundër që sot është konsideruar ditë e rrezikshme nga presidenti Thaçi, kryeministri Hoti tha se sot është ditë normale me diell.

    Hoti: Asociacionin e kemi gjetur në mesin e juaj

    Asociacionin e kemi gjetur në mesin e juaj, këtu. Asociacionin nuk jam duke e negociuar. Temën e Asociacionit, kjo qeveri nuk e ka hapur edhe nuk do të hapet. Sot është cilësuar si një ditë e rrezikshme, por është normale me diell ku në Kuvend po diskutohet me juve”, tha ai.

    Por i shpejt ishte reagimi i deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili tha se atë e ka nënshkruar ish kryeministri Isa Mustafa.

    Hoxhaj: Asociacionin se ke gjet në mesin tonë, e ke gjet në mesin e LDK-së me nënshkrim të Mustafës

    Asociacionin se ke gjet në mesin tonë, e ke gjet në mesin e LDK-së. Kryeministri Mustafa e ka nënshkruar. Mesin e LDK-së ai e ka nënshkruar”, tha ai.

    Hoxhaj po ashtu ngriti mëdyshje rreth njohjes së Izraelit, pasi sipas tij ende nuk ka ardhur letra zyrtare për këtë njohje./E.Zeqiri

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshimet për armë dhe municion, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar fjalimin e mbajtur nga presidentja Vjosa Osmani me rastin e fundvitit në Kuvendin e Republikës...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe do ta përfaqësojë Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë...
    Të tjera
    Sport22 Nëntor 2024
    Dy gjyqtarë të UEFA-s janë suspenduar pasi një gol i shënuar në sfidën mes Suedisë dhe Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve ishte...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se bashkë me shefin e Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri kanë takuar udhëheqësit e...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se për këto katër vite, të gjitha institucionet e Kosovës janë drejtuar nga kryeministri i...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Të hënën e kësaj jave, Tirana u trondit kur u publikua lajmi se një 14-vjeçar mbeti i vrarë me thikë në zemër...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ish-nënkryetari i Skenderajt dhe ish-deputeti, Nuredin Lushtaku, ka folur për “Front Online” rreth mundësisë së një koalicioni mes Iniciativës ‘’IDEALI’’ dhe koalicionit...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku dy të mitur kanë pësuar lëndime. Lajmin për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.