×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haradinaj-Stublla nis ndryshimin në Shërbimin e Jashtëm të Kosovës: “Një në Shërbim, Një në Ministri”

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Për herë të parë pas 12 vjetësh të funksionimit të Shërbimit të Jashtëm të Kosovës, në pajtim të plotë me dispozitat përkatëse ligjore, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka realizuar caktimin në detyra në formë të rotacionit të rregullt për personelin diplomatik dhe konsullor, sipas konceptit “Një në Shërbim, Një në Ministri”.

    Ministrja Meliza Haradinaj – Stublla, sot bëri të ditur se për qëllimet e lartcekura do të kthehen nga misionet që të shërbejnë në ministri më shumë se pesëdhjetë anëtarë të personelit diplomatik dhe konsullor, të cilët kanë përfunduar mandatin e rregullt 4-vjeçar, si dhe ata që për më shumë se tetë vjet nuk janë kthyer asnjëherë për të shërbyer në ministri.

    Bazuar në kompetencat ligjore dhe rekomandimet e përcjella nga paneli i brendshëm për shprehje të interesit, ministrja Haradinaj – Stublla ka emëruar që të shërbejnë në misionet e Kosovës më shumë se 30 anëtarë të Shërbimit të Jashtëm, zyrtarë të karrierës, të cilëve për më shumë se 11 vjet nuk iu është dhënë mundësia për të shërbyer jashtë vendit.

    Kryediplomatja Haradinaj – Stublla tha se nga këta profesionistë, me përvojë në fushat përkatëse, që do të ushtrojnë funksionet në çështjet diplomatike dhe konsullore, ka kërkuar të ushtrojnë me ndershmëri dhe korrektësi funksionet dhe detyrat e ngarkuara, në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporë, aktet ndërkombëtare dhe me legjislacionin e Kosovës.

    Duke falënderuar të gjithë diplomatët që shkojnë në misione dhe ata që kthehen për të shërbyer në ministri, ministrja e Jashtme ka shprehur besimin se diplomatët e porsaemëruar do t’i shërbejnë me nder Kosovës dhe do ta përfaqësojnë interesin e saj kudo që shkojnë.

    Ky proces i rëndësishëm për shërbimin e jashtëm, është realizuar në transparencë të plotë, udhëhequr nga parimi i meritës dhe barazisë, bazuar në kualifikimin profesional, përvojën e punës, njohuritë e gjuhëve të huaja dhe certifikimet përkatëse për shërbimet konsullore të secilit kandidat të emëruar.

    Caktimet në detyra specifike në misionet jashtë vendit, në nivelet e rangut përkatës janë bazuar në nevojat e shërbimit dhe gatishmërinë e çdo të punësuari që të shërbejë në Ministri ose kudo jashtë vendit sipas nevojave të Ministrisë në zbatim te Rregullores për Shërbimin e Jashtëm, neni 3 dhe 4 i shtojcës II.

    Në zbatim të neneve 7 dhe 9 të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm, neni 6, paragrafi 1.3 të Rregullores QRK – NR. 04/2014 për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores nr.02/2009 për Shërbimin e Jashtëm, dhe neneve 9 dhe 10 të shtojcës II, të gjithë zyrtarëve në ministri me gradat përkatëse diplomatike apo konsullore iu është dhënë mundësia, të shprehin interesimin për të shërbyer jashtë shtetit në pozitat adekuate, thuhet në një komunikatë për media të MPJD-së.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar dyfishim të pagave për sektorin e sigurisë në Kosovë. Duke komentuar certifikimi e 344 rekrutëve...
    Lajme28 Mars 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ish-kandidatin për deputet të LDK-së, Shëmb Manaj, e ka emëruar nënkryetari të kryeqytetit. I...
    Lajme28 Mars 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka hedhur kritika ndaj qeverisjes qendrore, por edhe asaj lokale. Përmes një reagimi dërguar mediave,...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2025
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se janë duke zhvilluar bisedime me partitë opozitare, përfshirë edhe LDK-në për krijimin...
    Lajme28 Mars 2025
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, në një konferencë për media ka thënë se gjatë fushatës zgjedhore e ka bërë të...
    Lajme28 Mars 2025
    Policia ka njoftuar këtë të premte se një çift irlandez është paraqitur në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku kanë...
    Lajme28 Mars 2025
    Në një ndërtesë në lagjen “Pejton” në Prishtinë, po raportohet se kanë shpërthyer bateri. Sipas “IndeksOnline”, si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar...
    Lajme28 Mars 2025
    Analisti politik Halil Matoshi ka kritikuar ashpër veprimet e udhëheqësve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), duke e quajtur deklaratën e Blerim Sallahun, përfaqësues...
    Lajme28 Mars 2025
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se njohja e Kosovës nga Kenia paraqet një nga ngjarjet më të mëdha pas shpalljes së...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.