×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Hapet sezoni veror në Shqipëri me moton “Pusho shqip”

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me ministrin e Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi, kanë hapur sezonin turistik të këtij viti nën moton “Pusho Shqip”, që u mbajt në Shëngjin.

    Ministri Krasniqi i ftoi qytetarët e Kosovës që pushimet e tyre verore t’i kalojnë në Shqipëri.

    “I ftoj nga këtu të gjithë qytetarët e Kosovës që pushimet e tyre t’i kryejnë në plazhet dhe vendet turistike të Shqipërisë, pasi këtu veç pushimit mund të gjeni dhe ngrohtësinë shpirtërore, këtu ndihemi si në shtëpinë tonë dhe nuk kemi nevojë të hulumtojmë pushime në bregdete të tjera për faktin se ne jemi një komb dhe kemi një kulturë dhe mikpritja e cila iu bëhet kosovarëve nga vëllezërit tanë në Shqipëri nuk mund ta gjeni askund. Nga këtu ju bëj thirrje publike që pushimet publike t’i kaloni këtu në bregdetin shqiptar. Njëkohësisht siç ju bëj thirrje edhe vëllezërve tanë këtu të Shqipërisë që pushimet dimërore t’i kalojnë në Kosovë”, tha ministri Krasniqi.

    Edhe ministri Klosi ftoi qytetarët e Kosovës që të pushojnë në Shqipëri duke i siguruar se çmimet do të jenë të arsyeshme si dhe plazhet do të jenë të pastra.

    “Në vitin 2013, në Shqipëri kanë hyrë 3 milionë pasaporta të huaja, në vitin 2019 u dyfishua dhe u tejkalua dyfishimi 6. 4 milionë pasaporta të huaja. 2020 do të ishte një vit i jashtëzakonshëm, ku padyshim do të shkonim mbi 7 milionë vizitorë të huaj. Por s’duhet të harrojmë që në këto shifra të rritura pasaporta kosovare shkon mbi 35 për qind dhe besnikëria e këtij pushuesi na ka bërë që ne të jemi kaq shumë të avancuar në këtë përpjekje të madhe të përbashkët për ta zhvilluar turizmin”, tha ministri Klosi.

    Ndryshe, vizita e ministrit Veseli në Shqipëri është në vazhdën e thellimit të bashkëpunimit, sidomos në fushën e turizmit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.